LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim/ Drejtori i Postës Shqiptare akuzohet për vjedhje

20 Maj 2019, 20:04, Aktualitet CNA
Denoncim/ Drejtori i Postës Shqiptare akuzohet për vjedhje

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik dendoncimin e një qytetari i cili ngre akuza ndaj drejtorit të Postës Shqiptare.

Në denoncimin e tij, qytetari shkruan se po bëhen vjedhje me tenderat.

Postimi i plotë

Drejtori i Postes Shqiptare akuzohet per vjedhje me tendera! Sb

Pershendetje Doktor.

Jam nje punonjes i Postes Shqipetare. Drejtori i Postes Shqipetare Laert Duraj po ben vjedhjen e rradhes. Aktualisht eshte shpallur ne APP nje njoftim per marrjen me qiera te disa furgonave dhe te disa motorcikletave per nje afat 4 vjecar. Vlera e shpallur pa TVSH eshte 1 miliarde leke. Teorikisht me TVSH shkon afro 1.000.000 Eur.

Nga Specifikimet qe kane bere eshte paracaktuar fituesi. Kete e them me bindje duke pare Pronaret e Koncesionareve duke ardhur dite per dite ne zyrat tona si te jene ata punonjes e jo ne. Do doja shume qe ti jepnit mesazhin e duhur ketyre njerezve qe nuk ngopen duke na grabitur ne cdo menyre te mundeshme. Tenderin e larte permendur mund ta gjeni shume kollaj ne APP dhe mjafton nje studim i vogel tregu dhe kuptohet qartazi qe po bejne nje vjedhje te mire menduar. Po te benin nje blerje normale. Duke e lene proceduren te fitonte ai qe jep oferten me te ulet sipas rreguave te APP minimalisht do ishin kursyer 500.000 euro. Anonim ju lutem Doktor. Faleminderit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga