LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Klodiana Lalës/ “Prokuroria ka vepruar nën presion në rastin e Dakos”

20 Maj 2019, 20:32, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Klodiana Lalës/ “Prokuroria ka vepruar

Thirrja e Vangjush Dakos në Prokurori për gati pesë orë është bërë temë diskutimi e emisionit të sotëm në ?Opinion?.

Gazetarja investigative e kronikës së zezë, Klodiana Lala, zbuloi se Prokuroria ka vepruar nën presion në rastin e Dakos.

Lala theksoi se presionet janë të formave të ndryshme dhe, më tej, u shpreh se nuk kanë dashur ta zbardhin këtë dosje, gjë kjo që, sipas saj, vërtetohet me lëvizjen e prokurorëve.

?Prokuroria ka vepruar nën presion, në rastin e zotit Dako, presion nga opinioni publik, nga politika dhe krimi i organizuar. Unë mendoj që zoti Dako në fund do të dalë i pastër, nga e gjithë kjo, për shkak të vonesës së Prokurorisë. Unë mendoj se nuk kanë dashur ta zbardhin sepse menjëherë sapo nisin hetimet për zbardhjen e saj i paketojnë prokurorët, i çojnë diku tjetër.?,-tha Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga