LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

20 Maj 2019, 14:55, Aktualitet CNA
Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë.

Sipas njoftimit të AKU-së, kompania kishte blerë një sasi të madhe qumësht pluhur dhe vaj palme, që nuk e jusfitikonte në përdorim.

Ndaj subjektit u vendos gjobë në shumën 500 mijë lekë, për tri shkelje; mungesë e gjurmueshmërisë, mosdeklarim në kartat teknologjike dhe mos deklarim në etiketë.

Njoftimi i plotë

“Gjate kontrollit te ushtruar në subjektin REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë), pas verifikimit të dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, rezultoi se pavarësisht se ka blerë 3,175 kg qumësht pluhur, me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasise prej 233 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet nga subjekti si e përdorur.

Gjatë kontrollit të faturave tatimore u konstatua blerje e produktit vaj palme për periudhën Shkurt-Prill 2019 në sasinë prej 31,250 kg. Nga verifikimi i dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, subjekti justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 6,660 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se sasitë e pajustifikuara  të qumështit pluhur dhe vajit të palmës të konstatuara në këtë subjekt janë problem ushqimor dhe fiskal. Rrjedhimisht, gjetjet e inspektimit mbi sasitë e pajustifikuara të lëndës së parë prej 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore për vlerësime të mëtejshme.

“Për mungesën e gjurmueshmërisë u vendos masa administrative gjobë 200,000 lek.Për mosdeklarim në kartat teknologjike të shtesave në produktet e prodhuara, masa gjobë 200,000. Për mos deklarim në etiketë u vendos masa administrative gjobë 100,000 lek”, shkruhet në njoftimin e AKU./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga