LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai kapin gruan misterioze, ja ç’do ndodhë sot

20 Maj 2019, 07:42, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai kapin gruan misterioze, ja

Një grua misterioze futet në shtëpinë e Anikës dhe Shivait. Texh dhe Pinki pas një sherri e ndajnë shtëpinë Oberoi në dy pjesë. Shivai futet në probleme për shkak të një toke. Anika njofton Shivain për ndarjen e shtëpisë Oberoi. Om ndihet fajtor që nuk e mbajti dot familjen të bashkuar. Anika gjëmon një grua dhe bie në një moçal. Shivai shpëton Anikën. Gori e kalon kufirin e vendosur nga Texh në shtëpi.

Gruaja misterioze helmon Anikën. Një personazh i ri vjen në serial. Ai quhet Vir dhe shpëton Anikën. Vir është komshi me Anikën dhe Shivain. Ai jeton me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Gori dyshon se Tia nuk është e verbër dhe vendos të mësojë të vërtetën. Anika i tregon Shivait se një grua misterioze e ndjek. Shivai vendos kamera. Om, Rudra dhe Gori takohen me Anikën dhe Shivain pas shumë kohësh. Ata përgatisin një plan për të kapur gruan misterioze që ndjek Anikën. Gjyshja vendos të largohet nga shtëpia. Vir fiksohet pas Anikës dhe e rrëmben.

Lajmet e fundit nga