LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha publikon foton historike/ Dokumenti që frymëzoi lirinë

20 Maj 2019, 15:42, Aktualitet CNA
Basha publikon foton historike/ Dokumenti që frymëzoi lirinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale të një dokumenti 800-vjeçar të ?Magna Carta?.

Sipas Bashës ky dokument ka frymëzuar betejat madhështore për liri në të gjithë botën, ndërsa në thelb të tij ka barazinë sociale dhe të drejtën e individit.

Postimi i plotë

Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve.

Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!/CNA.al

Lajmet e fundit nga