Astrit Patozi i bindur/ Zgjedhjet e 30 qershorit, do të mbahen – CNA
Connect with us

Aktualitet

Astrit Patozi i bindur/ Zgjedhjet e 30 qershorit, do të mbahen

Publikuar

-

Astrit Patozi është shprehur i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit, do të mbahen, sepse janë të dekretuara nga presidenti.

I ftuar në emsionin KAPITAL, në Vizion Plus, Patozi tha se populli është i ftuar që të zgjedhë dhe se nuk ka ndonjë forcë që ta ndalojë popullin për t´u shprehur.

“Jo, unë mendoj që zgjedhje do të ketë sepse zgjedhjet i ka dekretuar Presidenti i Republikës dhe në zgjedhje merr pjesë populli. Pra, populli është i ftuar që të zgjedhë. Unë nuk besoj se ka ndonjë forcë që ta ndalojë popullin për t´u shprehur. Ata mendojnë që ka, janë të lirë që ta besojnë ëndrrën e tyre por ne mendojmë që është e pamundur që të ndalohet populli të shprehë vullnetin e tij. Por në rast se do të ndodhë që zgjedhjet do të pengohen, atëherë le të bjerë qeveria. Do të thotë që qeveria është e paaftë për të zhvilluar zgjedhjet, një nga funksionet e veta bazike. Sepse i bie që në rast se zgjedhjet nuk mbahen ose rrëzohen, bie edhe qeveria.”-tha Patozi.

LEXO EDHE:  Ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve/ Meta bën lëvizjen e radhës

Gjithashtu Patozi tha se nëse kjo ndodh, pra që nëse rrëzohet qeveria, do ja njohë meritat PD-së, por sikurse theksoi ai nuk beson në këtë skenar.

“Sigurisht që ne do ja njohim. Në rast se kjo do të ndodhë ne do ja njohim si sukses Partisë Demokratike dhe unë e deklaroj që tani. Por unë nuk e besoj këtë skenar.

Unë nuk e besoj këtë gjë dhe nuk do e dëshiroja kurrë që të kërkoja të rrëzohej me dhunë një qeveri. Sepse me dhunë i bie që do ta rrëzojnë. Unë jam kundër revolucionit, kam qenë që ditën e parë në vitin 1990 e deri sot që po flasim kundër revolucionit. Për të mos thënë në herët në biografinë e familjes time. Ata që besojnë te revolucioni janë të lirë ta bëjnë edhe ta provojnë, por unë nuk besoj që kjo funksionon.”-deklaroi Astrit Patozi./ CNA.al

Aktualitet

“Të urrej, mos mu afro”/ Emina Cunmulaj “kërcënon” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Edhe pse nuk është shumë aktive në skenën shqiptare ,Anxhelina Hadërgjonaj është një prej vajzave më seksi të showbizz-it shqiptar.

Ajo shpesh ngacmon dhe provokon me postimet e saj mjaft sensuale në Instagram dhe të tilla janë fotot e fundit të publikuara nga bukuroshja ku shfaqet me bikini të kuqe buzë detit. E siç duket këto foto kanë bërë xheloze, Emina Cumulajn.

LEXO EDHE:  Ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve/ Meta bën lëvizjen e radhës

“A e përmenda që të urrej! Çfarë trupi!”, I shkruan Emina në fotot e publikuar dhe Anxhelina e kuptoi shakanë pasi i shkroi: “Të dua”

“Do të vi aty për 4 ditë, mos mu afro me atë trup”

“Do të doja të dukesha si ty pas 2 bebeve”, i shkruan Angelina duke e komplimentuar modelen për fizikun elegant.

metin.jpg

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kush cënon zgjedhjet s’del dot jashtë shtetit/ Hajdari: Mos shkelni të drejtat e njeriut

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka reaguar lidhur me çështjen e ditës në Parlament ku pritej të bëhej ndryshimi në Kodin Penal për të drejtën e shqiptarëve për të dalë jashtë vendit.

Këto ndryshime janë propozuar nga mazhoranca për personat që do të kryejnë sulme apo do të shkaktojnë problem në këto zgjedhje vendore.

Hajdari shkruan se kanë ndaluar ndryshimet që priteshin të bëheshin në Kodin Penal ndërsa shton se mazhoranca duhet të sqarojë qëllimin këtij ndryshimi që duan të bëjnë sepse ky ndryshim shkel të drejtat e  njeriut.

Postimi i plotë i Hajdarit

Sot ndaluam ndryshimin në Kodin Penal për cënimin e së drejtës së shqiptarëve për të udhëtuar jashtë.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar Demokrat, si dhe me mbështetjen e Grupit Parlamentar “I Pavarur”, për shtyrjen e shqyrtimit në lidhje me shtesën e Nenit 43/b të Kodit Penal, ku kërkohet që për personat që cenojnë apo dhunojnë procesin zgjedhor, të vendoset si sanksion shtesë pengimi për të udhëtuar jashtë Shqipërisë për periudha kohore nga pesë deri në dhjetë vite, u dakordësua që të shtyhet deri në 20 ditë, pra më datë 9 Korrik, në mënyrë që të analizohet dhe të verifikohet nëse ky nen bie ndesh me Kushtetutën dhe me të Drejtat e Njeriut.

LEXO EDHE:  Ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve/ Meta bën lëvizjen e radhës

Mazhoranca duhet të sqarojë qëllimin dhe shtimin e këtij neni, dhe a është marrë parasysh fakti se ky nen është në përputhje apo jo me Kushtetutën dhe legjislacionin aktual? A shkel të drejtat e njeriut ky nen i shtuar?

Cilët nga vendet e tjera Europiane Perëndimore e kanë si praktikë ligjore, që ne t’a marrim si shëmbull?

Pse duhet të shtohet ky nen në Kodin Penal, ndërkohë që nëqoftë se një person kryen vepër penale që cënon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, në momentin që kjo vepër penale mund të ndodhë, sipas nenit 232/a të Kodit të Procedurës Penale mund të caktohet masa shtrënguese e ndalimit të daljes jashtë shtetit të shkelësit ose sipas nenit 232/dh të kodit të procedurës penale t’i vendoset masa e arrestit me burg, por deri në momentin që të shprehet gjykata me vendim të formës së prerë, pa cënuar në asnjë moment të drejtat e njeriut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Opozitë e emëruar/ Aleatët e Rilindjes në krah të Bashës

Publikuar

-

By

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Opozita e sotme rezulton të jetë një vasale e emëruar e Edi Ramës, megjithëse është në një betejë të cilën pretendon se e ka të fortë, përballë tij dhe Rilindjes.

Por ky konstatim nuk është thjeshtë një akuzë apo diversion, por është një fakt dhe ka shumë arsye se pse mund të themi se kemi një opozitë të emëruar.

Gjithçka le të fillojë me Lulzim Bashën, i cili pas marrëveshjes me Ramën në vitin 2017,  ringjitet në krye të PD-së, pasi ngriu. Pësoi një humbje, pranoi rezultatin, nuk bëri asnjë ankimim shkon drejt kapjes së partisë dhe më vonë, pas rreth një vit e gjysëm kujtohet se ka një problem, dhe ky problem qenka kryeministri.

Bojkoton parlamentin dhe në ditën e fundit të bojkotit, shkon atje, paraqitet në detyre dhe pas rreth një muaj e gjysëm djeg mandatet, duke dalë në një përplasje frontale.

Por, pasi Edi Rama i ka dhënë të gjithë aletatë që ka pasur dhe pasi kishte bërë një Pazar të fortë dhe të pistë dhe tepër të panjohur me “kapon” e Rilindjes.

Le ta fillojmë nga aleati i parë.

Aleati i parë është LSI-ja. Ai që flet është Petri Vasili, ish-ministër i Edi Ramës, ai që flet quhet Ylli Manjani, ish-ministër i Edi Ramës. Ata që protestojnë dhe flasin quhen Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Edi Ramës. Ajo që flet quhet Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit Meta, njerëzit që mbështetën Edi Ramën për të sjellë Rilindjen në pushtet dhe kërkojnë ta kalojnë me një falje.

Por, është ajo Monika që në video dje fliste dhe thoshte që Edi Rama është një njeri i veçantë dhe se Rilindja duhet të vinte në pushtet. Ndërsa sot ulëret, bërtet dhe kërcënon.

Është Ilir Meta, aleati i ngjalave të Edi Ramës që solli Rilindjen në pushtet në vitin 2013, së bashku me bandat që kandidoi “kapo-banda” e Rilindjes, me emrin Edi Rama. U bë kryetar Kuvendi, u kap në skandal me skenar dhe tentativa vrasje deputetësh e përfundoi president i zgjedhur me votat e Rilindjes. Ndërkohë që opozita në atë kohë ndodhej në çadër.

Aleati i dytë i rëndësishëm është PDIU-ja e Shpëtim Idrizit. Tashmë aleate me PD-në, por më parë ka qënë deputet socialist i zgjedhur me Fatos Nanon, më pas me ardhjen e Rilindjes në pushtet ai i bashkangjitet Rilindjes së Edi Ramës. Në zgjedhjet e 2017-ës nuk është në koalicion me të, është i vetëm, por PDIU-ja humbet Tiranën, ndërsa Edi Rama fiton i vetëm 74 mandate dhe Idrizin nuk e merr Rilindja në pushtet. Dhe në atë moment, ai pasi kaloi pak kohë shkoi tek Lulzim Basha.

Pra, një aleat i Rilindjes, pas katër vitesh në pushtet me Edi Ramën, është tashmë në krah të Lulzim Bashës, ashtu si Monika.

LEXO EDHE:  Ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve/ Meta bën lëvizjen e radhës

Po të shkojmë më tej tek Vangjel Dule, njeriu që iku nga koalicioni me PD-në në 2009-ën, shkoi tek PS-ja. Ishte një nga partitë kryesore aleate në vitin 2013 për ardhjen e Rilindjes në pushtet, së bashku me LSI-në. U bë nënkryetar Kuvendi, iku nga detyra pasi të njëjtin post Rama iu ofroi edhe çamëve të PDIU-së.

Një tjetër aleat i Lulzim Bashës, që ka qënë bashkëpunëtor i Ramës dhe Rilindjes socialiste, dhe mjaft i rëndësishëm për opozitën është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Duka, ish-sekretar për Bujqësinë, ish-ministër i Fatos Nanos, i cili pas një përplasje me Edi Ramën largohet, merr drejtimin e PAA-së, dhe qëndron në opozitë.

Më tej kemi Nard Ndokën, demokristian. Ish-ministër i Sali Berishës. Më pas në aleancë me Edi Ramën, në 21 Janar ishte në krah të tij, kur për bllokun e Ilir Metës u vranë katër shqiptarë, të cilët protestonin kundër kryeministrit Berisha. Dhe në atë kohë, ministër i Brendshëm, ishte pikërisht Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike sot dhe i Aleancës që proteston kundër Rilindjes.

Të gjithë bashkë ose kanë ngrënë nga një lugë “çorbë” me Rilindjen ose kanë qënë pjesë e tepsisë apo janë ngjyer tek çorba e Rilindjes.

Lulzim Basha në marrëveshje me Ramën, Ilir Meta i cili u kryeparlamentar dhe më pas president dhe që solli Rilindjen në pushtet së bashku me ministrat e tij hajdutë dhe bandë të korruptuarish.

Më tej tek PDIU-ja e Shpëtim Idrizit. Vangjel Dulja, i cili nuk mund të lihet mënjeanë, apo Nard Ndoka dhe Agron Duka.

Këto janë partitë aleate kryesore të Partisë Demokratike.

Këtu nuk po përfshijmë Dashamir Shehin apo Fatmir Mediun, të cilët kanë dy parti të vogla dhe qëndrojnë me logot e tyre, por qëndrojnë në krah të PD-së.

Të gjithë të tjerët, i gjithë koalicioni i Lulzim Bashës është opozita e emëruar nga Rilindja, është opozita e emëruar nga Edi Rama, pas marrëveshje që bëri me Lulin në 17 maj të 2017-ës. Dhe pasi i përzieu të gjithë në “çorbën” e tij, “kryekapoja” e Rilindjes i largoi, mori pushtetin i vetëm dhe i hodhi të gjithë tek Luli, a thua se nuk i duhen më askujt.

Ndoshta nuk i duhen as Lulit, dhe do ta ketë nesër mjaft të vështirë të bëjë një qeveri me ta. Por, gjithësesi sot i ka në krah. Aleatët e Ramës dje, janë sot aleatët e Lulzim Bashës.

Ata që sollën Rilindjen në pushtet. Ata që mbajtën Rilindjen në pushtet, ata që ndane, vodhën, grabitën dhe shqyen pasuritë e shqiptarëve me Edi Ramën në pushtet, sot janë aleatë të Lulzim Bashës, të cilët kërcënojnë të djegin Shqipërinë për të ardhur në pushtet. Këtë herë jo me Edin, jo me Rilindjen, por me Lulin dhe Republikën e re./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Close