LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

20 Maj 2019, 14:31, Aktualitet CNA
Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre për një ditë tjetër.

Njoftimin për anullimin e fluturimeve e ka dhënë Aviacioni Civil në Shqipëri.

Shkak për anullimin e fluturimeve është bërë greva e aviacionit civil në Itali, që ka prekur edhe 3 kompanitë ajrore që operojnë me fluturime nga Shqipëria për në Itali dhe anasjelltas.

Greva mësohet se do të zgjasë 24 orë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga