LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e PD-së/ Patozi: Kemi respektuar të gjitha ligjet

20 Maj 2019, 13:49, Aktualitet CNA
Akuzat e PD-së/ Patozi: Kemi respektuar të gjitha ligjet

Kordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, foli rreth akuzave të njëpasnjëshme të ngritura nga PD-ja për procesin e regjistrimit të BD-së në zgjedhje.

Sipas Patozit, Bindja ka kapur të gjitha afatet ligjore dhe ka respektuar të gjitha ligjet e vendit për të hyrë në zgjedhje.

?Përgjigja është e thjeshtë ne kemi kapur të gjitha afatet dhe kemi respektuar të gjitha ligjet e vendit për të garuar në zgjedhjet e 30 Qershorit. Problemi është thjeshtë që ka një forcë e vjetër politike nuk ka hall se nuk merr pjesë në zgjedhje por më shumë merret me Bindjen?,-tha Patozi në ?Top Talk?.

Më tej Patozi i pyetur rreth akuzave të PD-së për deputetin Përmeti, sqaroi se Bindja ka marrë miratimin e zotit Lefter Koka.

?Është sqaruar edhe publikisht që Bindja ka pasur dy deputetë. Unë e kam marrë zotin Koka për siguri sepse e dija që gjuetia e shtrigave do të shkonte deri në atë pikë?,-u shpreh Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga