LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

19 Maj 2019, 06:25, Aktualitet CNA
Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar.

Aty votoi edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili tha se është me rëndësi që secili ta kryej punën e vet, që zgjedhjet të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

?Shpresoj që këto zgjedhje do të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme ashtu siç kanë filluar. Janë hapur të gjitha qendrat zgjedhore në bazë të informacioneve që kam dhe pa asnjë problem. Siç po e shiheni interesimi është i madh te qytetarët e Mitrovicës së Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe për të përcaktuar të ardhmen e tyre?, ka thënë ai.

“Ajo çka është më me rëndësi, është që secili ta kryej punën e vet, që zgjedhjet të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që qytetarët të mund të vendosin vet për atë që kush do të mund t?i udhëheq në periudhën e ardhshme?, ka shtuar ai, raporton koha.net.

Ai është shprehur i bindur se kandidatët e Listës Serbe do t?i fitojnë këto zgjedhje.

?Është fakti që unë jam thellë i bindur dhe të gjithë anëtarët e listës serbe se katër kandidatët e tyre do të arrijnë fitore të bindshme, jo për faktin se jam unë pjesë e listës serbe por e di që kjo është mënyra e vetme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në këto hapësira?, tha ai.

 

Lajmet e fundit nga