Connect with Us

Vula e fermanit 400-vjeçar e humbur që me 7 maj/ Prokuroria nis hetimet

Aktualitet

Vula e fermanit 400-vjeçar e humbur që me 7 maj/ Prokuroria nis hetimet

Publikuar

-

Prokurori e Tiranës ka nisur një hetim në lidhjen me humbjen e vulës së fermanit 400 vjeçar në Arkivin e Shtetit.

Ky ferman daton rreth viteve 1600.

Mësohet se prokuroria ka reaguar pa njoftimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit.

Në materialin e referuar në Prokurorinë e Tiranës, thuhet se në datë 10 maj 2019, pas një njoftimi nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, për humbjen e vulës së fermanit të Manastirit të Kamenës, oficerët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

‘Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, konkretisht në Godinën B, ku bëhej edhe skanimi i materialeve të formateve të mëdha, ishte konstatuar mungesa e një vule, e cila ishte pjesë përbërëse e një fermani të Manastirit të Kamenës”, ky është konstatimi i oficerëve të Policisë Gjyqësore të cilët kanë shkuar në vendngjarje.

Vula kishte qenë e lidhur nëpërmjet disa penjve me këtë ferman dhe për herë të fundit është parë që ka qenë në vendin e saj në datën 7 maj 2019, nga të gjithë punonjësit e Sektorit të Evidencës në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, shkruan Shqiptarja.com.

LEXO EDHE:  Çështja “Tahiri”/ Provë për Reformën në Drejtësi  

(Fermanet jane dekret të kohës së Turqisë-red) Rreth këtij problemi ka reaguar edhe drejtoresha e arkivave Nevila Nika.

“Vula është pjesë e një fermani të veçantë, të Sulltanit në gjuhën greke. Fermani i jep të drejtën e pronave Manastirit të Kamenës. Ndryshe nga vulat e tjera që kanë qenë prej dylli, kjo vulë është në material metalik, prej plumbi”, u shpreh Nika.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Prokurori Adnan Xholi përballet me KPK  

LEXO EDHE:  Vrasja e trefishtë/ Holandezët marrin ADN-në nga dy vëllezërit Doçi

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE