Takim kokë më kokë mes trajnerit të Partizanit dhe presidentit të Skënderbeut/ Mos vallë…? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Takim kokë më kokë mes trajnerit të Partizanit dhe presidentit të Skënderbeut/ Mos vallë…?

Publikuar

-

Pas 26 vitesh, Partizani fitoi më në fund titullin kampion. Një nga meritorët më të mëdhenj të këtij titulli është padyshim dhe trajneri Skënder Gega.

Një foto e fundit që po qarkullon sot në rrjetet sociale, ka ndezur mjaft aludime. “Newsport” ka siguruar një foto të takimit kokë më kokë të trajnerit të Partizanit, Skënder Gega, me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj. Kaq ka mjaftuar për të krijuar dyshime rreth të ardhmes së trajnerit tropojan.

Duke parë sezonin jo të mirë të korçarëve, ndoshta Takaj po mendon që riformatimin e ekipit ta fillojë nga posti i trajnerit. Por deri tani nuk ka asgjë konkrete, mbeten thjesht zëra merkatoje…

Aktualitet

Siguria ushqimore/ AKU bllokon produkte konsumi të skaduara

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar disa shkelje nga subjekte të ndryshme të cilat janë dënuar me gjobë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale AKU Tiranë në subjektin “Ferdinand Bregu” (La Nocciola), me aktivitet “Njësi e prodhimit dhe përpunimit të produktit akullore”, u konstatua se ky subjekt ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin duke qenë se nuk dispononte licencën përkatese në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit “prodhim i akullores”.

Për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u mor masa e mëposhtme:

a). Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar përkatëse (kategoria II.1.A.(1).

 

  1. Nga kontrolli i ushtruar nё subjektin “Isa Dervishi” me aktivitet “bar-restorant-piceri”, nё Golem (Kavajë), u konstatuan një sërë produktesh me mangёsi nё dokumentacionin shoqёrues (gjizë, mish, vezë) dhe tё tjera me afat pёrdorimi tё kaluar (Biskota, llokume, crackers etj). Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se subjekti nuk dispononte planin e vetёkontrollit (HACCP), mungonin faturat e blerjes sё produkteve që tregtonte, mungonin certifikatat veterinare apo raport analizat pёrkatёse për produktet me origjine shtazore (vezё, gjizё dhe mish).

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:

a). Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta,

b). Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrolli (HACCP),

c). Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

d). Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,

e). U bë bllokimi i produkteve, me qëllim asgjesimin e tyre ose kthimin tek distributori.

  1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Mirela Sena” (DUMREA) me, aktivitet “Njësi e prodhimit tё bukёs dhe ёmbёlsirave”, Tiranё u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, çokollata, etj). Gjatë kontrollit të dokumentacionit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin pasi nuk dispononte licencë në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit (prodhim i bukёs dhe ёmbёlsirave).

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme:

a). Gjobë 1,500,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.(1),

b). Gjobë 500,000 lekë për hedhjen në treg të mallrave të pasigurta për konsum,

c). U bë bllokimi i produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre.

Duke marrë shkas nga masat kryesore administrative “gjobë” të vendosura në dy subjektet, për ushtrimin e aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i’u bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit të kontrollojnë plotësimin e dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit në përputhje me ligjin duke shmangur në këtë mënyrë ndëshkimin me gjobë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Forumi Qytatar i Shoqatës Tirana sfidon politikën/ Dialog ose debat, por jo luftë

Publikuar

-

By

Forumi Qytetar i themeluar nga shoqata Tirana filloi sot procesin e ndermjetesimit te konfliktit politik mes dy partive kryesore ne vend, duke i ftuar ato te ulen sa me pare ne nje tryeze te dialogut, ose te ballafaqohen mes tyre ne nje debat te hapur publik me pjesmarrjen e te gjithe shoqerise civile dhe grupeve te interesit.

Forumi Qytetar njoftoi se ju ka nisur Kerkesa per Takim dy liderave kryesore politike ne vend, me synimin per t’u ulur me ta perpara te premtes date 21 qershor.

“Nje dialog pa kushte, i strukturuar sipas shqetesimeve kryesore te publikut shqiptar ose nje debat i orientuar mbi pikat kyce qe kane prodhuar krizen duke perfshire reformen zgjedhore dhe menyren e menaxhimit politik te vendit jane oferta qe ne i bejme sot politikes shqiptare” – deklaroi Prof.dr. Nevila Nika, perfaqesuese e Forumit. “Debat politik pranojme, por jo lufte” – theksoi znj.Nika.

Forumi Qytetar I shoqates Tirana u angazhua te krijoje edhe Asamblene Qytetare te Interesit Publik, ku do te aderojne te gjitha organizatat qytetare te vendit dhe grupet e interesit. Forumi u shpreh se vendi ka nevoje urgjente per nje politike perfaqesuese dhe per nje numer reformash themelore ne rrafshin zgjedhor dhe politik.

Forumi Qytetar nisi si nisme e Shoqates Tirana pas takimit te mese 50 intelektualeve te spikatur me date 29 maj 2019, ne pergjigje te krizes se gjithanshme me origjine politike qe po kalon vendi. Forumi ka pasur deri tani disa takime dhe ka dale me dy deklarata publike.

Forumi beson se vendi ka kapacitete te mjaftueshme intelektuale dhe morale per te parandaluar thellimin e krizes dhe per te ndertuar nje cikel te ri zhvillimi te marredhenieve politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skënderbeu gati të nisë përgatitjet, pritet Ilir Daja

Publikuar

-

By

Skënderbeu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri të premten, por një minus jo shumë i vogël është mungesa e trajnerit. Kujtojmë se Orges Shehi trajneri i Skendërbeut në sezonin e fundit deklaroi largimin nga korçarët pas 9 sezonesh, 8 si lojtar dhe 1 si trajner.

Skëndërbeu deklaroi se nuk do të lejojnë largimin e një legjende si Shehu nga klubi i tyre me një intërvistë, por gjithsesi për të mos u gjetur i papërgatitur klubi korçar duket se ka gati dhe planin “B” për trajneri.

Ai është Ilir Daja një njohje e vjetër në kampin korçar. Po për të caktuar trajnerin e ri Skendërbeut do t’i duhet të presë vendimin e Cas-it që do të vendosë per pjesëmarrjen e tyre ose jo në kupat e europës. Kujtojmë se ky vendim do të merret në datën 21 qershor, datë  në të cilën duket se do të vendoset dhe per trajnerin e ri të Skëndërbeut.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
presidenti i shba, donald trump
Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Close