Skenarët e mbijetesës për Tiranën dhe Kastriotin/ Ja kush ka më shumë shanse të qëndrojë në Superiore – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skenarët e mbijetesës për Tiranën dhe Kastriotin/ Ja kush ka më shumë shanse të qëndrojë në Superiore

Publikuar

-

Tirana dhe Kastrioti u mjaftuan me një pikë në përballjen direkte mes tyre dje në “Selman Stërmasi”. Po cilët janë skenarët që mbajnë bardheblutë në Kategorinë Superiore dhe sa janë shanset e Kastriotit?

Skenari 1 – Duhet të saktësojmë se Tirana ka gjithçka në dorën e vet, ndërsa Kastrioti pret bonusin nga Laçi. Si fillim, Tirana ia del dhe nuk rrezikon të parakalohet nga krutanët nëse fiton në Laç dhe me Flamurtarin. Kjo do të thotë edhe qëndrim direkt në Kategorinë Superiore pa rrezikuar asnjë moment qenësinë në Kategori.

Skenari 2 – Në rastin e dytë, nëse Tirana barazon në Laç, nuk është fundi i botës. Bardhebluve me këtë rezultat u duhet medoemos që të fitojnë me Flamurtarin në takimin e fundit dhe qëndrojnë në Kategorinë Superiore. Shkurt, Tiranës i duhen katër pikë në dy takime. Edhe pse do të barazohet me pikë me Kastriotin (ky i fundit të ketë fituar me Teutën e Kukësin), ata që shpëtojnë janë bardheblutë, pasi kanë fituar 2 nga katër takimet, ndërsa krutanët vetëm një. Një barazim i Kastriotit në ndeshjen e radhës si dhe i Tiranës mund të lërë gjithçka të hapur për javën e fundit me bardheblutë që gjithsesi, duhet të barazojnë takimin me Flamurtarin.

Skenari 3 – Tirana nëse humbet me Laçin dhe Kastrioti fiton me Teutën, rrezikon shumë, pasi në sfidën e fundit ekipi bardheblu duhet të luajë me veshët nga takimi Kukësi-Kastrioti dhe çfarë do të bëhet në atë përballje. Pra, qartësisht Tirana e ka të ndaluar që të humbasë në Laç, duke luajtur për dy rezultate e për ta lënë shpëtimin përfundimtar në javën e fundit, siç bëri dy sezone më parë me Vllazninë, por që nuk ia doli. Shkurt, Tirana në Laç ka ndeshjen e jetës, me objektivin e vetëm për të mos humbur.

Aktualitet

BE damkos Rusinë për dezinformim

Publikuar

-

By

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet Komisioni Europian. Por gjurmët nuk të çojnë vetëm në Kremlin.

Ajo që autoritetet, partitë e aktivistët vunë re në zgjedhjet kombëtare në SHBA, Brazil apo Gjermani ka vazhduar edhe në zgjedhjet europiane në fund të majit. Grupime ekstremiste, parti dhe opinionbërës janë përpjekur që me informacione të rreme të përhapura në mediat sociale të ndikojnë votueset e votuesit, shpesh me ndihmë nga Rusia. Në këtë përfundim arrin një raport i ndërmjetëm hetimor për „fushatat e dezinformimit”, që Komisioni Europian e paraqiti më shumë se tre javë pas zgjedhjeve europiane.

Ndikim rus

“Numri i fushatave që mund të identifikohen si burime ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar”, është shprehur komisioneri europian për Sigurinë në Internet, Julian King. BE flet për rreth 1000 raste të dezinformimit me pjesëmarrje të burimeve ruse që nga janari i këtij viti. „Këtu nuk bëhet fjalë për ‚big-bang‘, pra sulme të mëdha hakerësh, por për fushata të vogla të prera sipas përfytyrimit të grupit të shënjestruar”, thotë komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jourová në Bruksel.

Brüssel PK Julian King Online-Verhaltenskodex (picture-alliance/dpa/F. Seco)Julian King

Në Poloni për shembull, faqja online „Sputnik” ka përhapur informacione, sipas të cilave Polonia është më keq ekonomikisht, se në kohët e komunizmit. Përveç kësaj është ngritur pretendimi, se presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të nxjerrë disa vende nga BE, thuhet në raportin paraprak të Komisionit Europian. „BE vëren, se janë fushata që nga ana përmbajtësore janë të afërta me idetë e Kremlinit. Por ne nuk jemi shërbim sekret, dhe nuk kemi të dhëna të drejtpërdrejta”, thotë eurokomisioneri, King. Ai nuk mund të pohojë e as ta hedhë poshtë, nëse fushatat kanë lidhje direkte me shtetin rus. „Kjo mund t’iu zhgënjejë ju, por ne jemi të kujdesshëm në nxjerrjen e konkluzioneve.”

Reklamë e fshehur

Ajo që të bie në sy është numri i lartë i faqeve online dhe profileve në mediat sociale, që bëjnë fushatë kundër migrantëve dhe islamit, thuhet në raportin hetimor për zgjedhjet europiane. Në Spanjë për shembull u zbulua një rrjet i organizuar i profileve false në twitter, që në mënyrë të automatizuar mbështeste #hashtag-e negative për islamin.

E gjitha ka ndodhur në rrethet e partisë populiste, Vox, thotë komisioneri, Julian King. Në Gjermani reklama zgjedhore e partisë populiste, AfD nuk identifikohej shpesh si e tillë, thotë KE. Televizioni gjerman, ARD kishte informuar para zgjedhjeve, se robotë automatikë, e dërgojnë mijëfish reklamën e AfD-së tek përdoruesit, pa e shenjuar si të tillë.

Rregullim i koncerneve?

Koncernet e mëdha të internetit, Facebook, Google e Twitter janë përpjekur t’i përmbahen „Kodeksit për punën praktike”. Por kjo nuk ka qenë gjithmonë e suksesshme, kritikon komisionerja Vera Jourová. „Miliona profile false, të zhvilluara nga kompjuteri, të ashtuquajtur bots, janë mbyllur. Por duhet të bëhet më shumë, për të zbuluar ato që janë fake news.” Facebook madje ngriti një qendër të posaçme për të zbuluar fushatat dezinformuese. Në fund të këtij viti vendet anëtare të BE do të vendosin, nëse ujditë e arritura me platformat  e komunikimit të internetit mjaftojnë, apo nëse nevojiten rregullime ligjore.

Brüssel Vera Jourova, EU-Justizkommissarin (Reuters/F. Lenoir)Vera Jourova

Gënjeshtra nuk penalizohet

„Ata që përgatisin fushatat dezinformuese ndryshojnë vazhdimisht taktikën e tyre, ne duhet të veprojmë po ashtu”, paralajmëron komisioneri, Julian Kind. Vigjilenca e vazhdueshme dhe lufta e pandalur kundër „fake news” janë një normalitet i ri dhe jo raste përjashtuese, thotë ai. Radikalizimi i vazhdueshëm i debatave dhe shpërndarja e grindjes dhe pakënaqësisë duhet të zbulohen. Nuk bëhet fjalë për të kufizuar lirinë e shprehjes në internet, thotë komisionerja, Jourová, por për të sqaruar. Si vepra penale konsiderohen vetëm ato përmbajtje që propagandojnë urrejtjen, terrorizmin, dhunën seksuale, pornografinë me fëmijë. „Gënjeshtrat në vetvete nuk janë ilegale”, thotë Vera Jourová. Komisioni Europian publikon në faqen e tij çdo muaj një raport të hapur për fushatat e zbuluara të dezinformimit./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Së shpejti, ligj për të mbrojtur krimet e luftës së Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës dhe Enver Hoxhës

Publikuar

-

By

Nga Kastriot Dervishi

Prej disa javësh Instituti për Studimin për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK) u vu nën goditjen e deputetëve të shumicës qeverisëse dhe mjeteve të saj të propagandës. E gjitha kjo për një libër të botuar në vitin 2014 për krimet e komunistëve gjatë kohës së luftës. Nuk komentuan asnjë dokument, por nuk lanë gjë pa shpifur e pa sajuar, me kryegënjeshtrën se ISKK nuk e ka objekt studimi kohën e luftës. Këtij sulmi sa karagjoz, aq edhe injorant, i vuri kapak kryeministri i cili para komunistëve, gjasme “veteranë”, vendosi edhe kohën kur duhej ISKK të zhvillonte studimet e veta. Për të çuar në vend premtimin që iu është dhënë nostalgjikëve të regjimit të tollonit e krimit, disa deputetë sapo kanë paraqitur një projektligj, me anë të të cilit synojnë të vendosin mbrojtjen e krimeve të komunistëve gjatë luftës, si dhe ta konsiderojnë këtë informacion të klasifikuar.

Ligji nr.10 242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimit të Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, ka përkufizuar fare qartë se “periudha e komunizmit” është “nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë. Është vendosur ky kufi, përgjithësisht bazuar në ligjin që ka trajtuar statusin e të përndjekurve politikë, pra të atyre që vuajtën drejtpërdrejt krimet e komunistëve.

Në ligjin nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist” përndjekje quhet “çdo veprim ose mosveprim i kryer që nga data 8.11.1941, deri më datën 22.3.1992 nga ana e çdo formacioni ose individi të armatosur, e ushtrisë nacionalçlirimtare, e sigurimit të shtetit, e policisë, e ushtrisë”, etj, që kishte çuar në “humbjen e jetës, lirisë, të drejtave qytetare, cilësimin kulak, i deklasuar dhe çdo privim tjetër nga pjesëmarrja në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të individit për hir të bindjeve apo qëndrimeve të tij politik a fetar”. Pra, në këto dy ligje, persekutimi gjatë luftës civile nuk përjashtohet dhe as nuk mund të mos jetë objekt studimi.

Shumica qeverisëse e majtë, pasi përfundoi me sukses përkujtimin e kongresit të Përmetit, datës simbol të vendosjes së pushtetit terrorist komunist, po na thonë që e ashtuquajtura luftë nuk kishte synim pushtetin. Nisma ligjore për të “saktësuar” periudhën e fillimit të krimeve të komunizmit synon mbrojtjen e krimeve gjatë luftës, duke i vendosur këtyre krimeve një vijë ndarëse, duke mbrojtur kështu në mënyrën më amatoreske dhe plotësisht idiote, krimet që PKSH e drejtuar nga emisarët jugosllavë kreu ndaj shqiptarëve jokomunistë. Nëse lexon këtë tekst që këta e quajnë “relacion”, po t’i heqësh datën nuk do kuptosh asnjë dallim nga koha e zezë e diktaturës komuniste. Ata kërkojnë që koha kur PKSH drejtohej nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha të mos jetë objekt studimi. Pikërisht te kjo kohë janë rrënjët e së keqes, prej nga ku doli pushteti komunist që i solli aq dëme Shqipërisë.

Relatorët e projektligjit e nisin me fjalën “dokumentet historike kanë treguar se PKSH e themeluar në 8 nëntor 1941 fitoi mbështetje popullore”, duke dëshmuar një enverizëm dhe tifozëri të pashoqe e cila nuk i afrohet asnjë realiteti. Askush prej tyre nuk njihet si lexues dokumentesh. Askush nuk është parë ndonjëherë në biblioteka apo arkiva. Ata synojnë që të bëjnë historinë, se gjasme PKSH-ja “nuk shtronte kryerjen e revolucionin socialist, diktaturën e proletariatit dhe as shtetëzimin e mjeteve të prodhimit apo luftën e klasave”, “por çështjen e çlirimit të vendit, rivendosjen e pavarësisë kombëtare dhe ndërtimin e një rendi demokratik”. Nga dokumentet që PPSH na ka lënë, nuk ka pikën e dyshimit se qysh nga sekonda e parë, komunistët kanë luftuar për të shkatërruar çdo gjë që i përkiste shtetit të vjetër dhe për të ndërtuar eksperimentin e tyre sovjetik. Ata nuk kishin as koncepte pavarësie dhe as shtetformimi. Mjafton këtu të kujtosh bashkimet doganore, unifikimin e monedhës, etj, me Jugosllavinë në vitin 1946, për të pasur të qartë se për komunistët atdheu nuk vlen asgjë përpara revolucionit e komunist. Në fjalimin e tij më 15 shtator 1982, Enver Hoxha, ndër të tjera ka thënë:

“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër. Ne fituam duke luftuar të vetëm jo vetëm brenda vendit me aleatë të jashtëm, por me vigjilencë të madhe që asnjë këmbë e tyre të mos hynte këtu, në Shqipëri”.

Këta falsifikatorët tanë ia kalojë edhe Enverit për enverizëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha akuza të forta Ramës/ Po kërkon vëllavrasje

Publikuar

-

“Edi Rama po kërkon të nxisë vrasje mes shqiptarëve”. Kështu u shpreh lideri demokrat, Lulzim Basha, para mediave nga selia blu, teksa foli për arrestimin e zyrtarëve të PD-së.

“Rama e ka sjellë situatën në një pikë ku krimi dhe ai janë e njëjta gjë. Për shumë vite situatën e mbuloi me propagandë dhe aftësinë e tij për të gënjyer, por tani e gjithë bota e zbuloi se kush është Edi Rama. Pas asgjesoi Gjykatën dhe vuri në kontroll të plotë Prokurorinë, ushtron dhune  e arreston me qindra qytetarë të pafajshëm. Me mijëra qytetarë janë sulmuar me gaz lotsjellës  e arrestuar. Por njerëzit nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin. Kjo e ka futur në panik Edi Ramën, ndaj tani po kërkon të nxis dhunë masive mes qytetarëve dhe luftë mes shqiptarëve. Po kërkon vëllavrasje. Krijon ngarje për të provokuar reagim dhe acarim politik. Motoja e Ramës tani është çdo gje të shkretohet që ai të ruaj karrigen e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Trending

Read previous post:
Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Close