Connect with Us

Situatë alarmante në Kurbin/ Mungojnë gjyqtarët

Aktualitet

Situatë alarmante në Kurbin/ Mungojnë gjyqtarët

Publikuar

-

Gjykata e rrethit Kurbin, në bashkinë e Laçit ka ngritur alarmin pasi ka mungesë gjyqtarësh dhe në kushte të tilla e ka të pamundur të funksionoj.

E njëjta gjë ka ndodhur më herët edhe me Prokurorinë e Pukës,në të cilën kishte mbetur vetëm një hetues.

Sipas një dokumenti që kanë mundur të lexojnë gazetarët e Report Tv, që kreu i komanduar i kësaj gjykate Ded Demiri i ka bërë KLGJ-së duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar prej afro 3 muajsh.

Për shkak të efekteve të vettingut me shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni, gjykata e cila më parë ka qenë me tre gjyqtarë sot ka përfunduar me Ded Demirin dhe Aurel Arapin.

Në pikën 3 të nenit 18 të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë thuhet “Degët e përhershme të gjykatës përbëhen nga jo më pak se tre gjyqtarë. Secili prej tyre duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit jo më të ulët se sa numri mesatar i çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi në Shqipëri në tri vitet e fundit”.

Një tjetër kusht për të funksionuar një gjykatë është edhe neni 13 i kodit të procedurës penale, i cili detyron praninë e tre gjyqtarëve, por në Kurbin e cila përfshin bashkinë e Laçit dhe rrethinat, kjo nuk funksionon.

Situata është zgjidhur përkohësisht me delegime gjyqtarësh për çdo cështje ku rezulton se vetëm nga Tirana në Laç kanë shërbyer 6 gjyqtarë në dy muaj.

Ditën e hënë pritet që KLGj të dalë me një vendim ku do të komandojë për 1 vit një gjyqtarë në Laç deri në zgjidhjen e ngërçit të emërimeve, kompetencë të cilën ky këshill nuk e gëzon si edhe KLP-ja me prokurorët pasi është shfuqizuar nga kushtetuesja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PS-PD nxjerrin skenarin për të shkërrmoqur LSI

Publikuar

-

Nga

PS-PD nxjerrin skenarin për të shkërrmoqur LSI

Perandoria e Ilir Metës ka nisur të shkërrmoqet. Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila u ngrit nga emra të njohur dhe arriti të kishte një mbështetje të madhe nën drejtimin e Metës, ku dhe doli forca e tretë por edhe si një forcë kyç për të formuar qeverinë, po arrin të kap fundin nën udhëheqjen e Monika Kryemadhit.

Pakti PD-PS në 17 maj 2017 ishte goditja e parë që mori partia e presidentit, e cila si një marrëveshje e fshehtë kishte për qëllim shkërmoqjen e LSI.

Edhe sot, Rama-Basha kanë nisur tentativat në prapaskenë që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 “perandorinë” e Metës dhe Kryemadhit ta nxjerrin jashtë loje. Këtë gjë e ka pranuar edhe numri dy i PS Taulant Balla, i cili u shpreh se kanë rënë dakord me Lulzim Bashën që partinë e Metës ta çojnë skrap.

“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS. Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap. Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.

Por si po shkatërrohet LSI nën drejtimin e Monës?

Duket qartë se pas largimit të Ilir Metës nga LSI, deputetët dhe këshilltarët nuk po i binden më Kryemadhit dhe kanë filluar zyrtarisht largimet nga kjo parti. Largimi i Robert Bitrit, Spartak Brahos, Lefter Kokës, Nasip Naços, Gledion Rehovicës apo edhe ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani kanë sjellë tkurrjen e partisë së presidetit. Por mes të larguarëve ka edhe këshilltarë bashkiak, të cilët janë bashkuar me PS.

Këto veprime po tregojnë se zyrtarisht ka nisur shkrirja e LSI. Partia e Monës prej disa kohësh është përfshirë nga një krizë e brendshme. Edhe pse ajo e ka evituar këtë fakt, duke mos e pranuar, një krizë e tillë sa vjen dhe bëhet më e dukshme.

Por frika e shëmbjes së perandorisë Meta-Kryemadhi ka nisur edhe shantazhet me videopërgjime ndaj të larguarëve. Por ndonëse deri dje ishin pjesë e LSI, sot Meta po i akuzon të larguarit si persona të inkriminuar dhe se sipas tij me ikjen e tyre është pastruar partia. Kreu i shtetit zgjedh të mos i quajë më as bashkëpunëtorë ato që janë larguar nga forca politike që ai vetë themeloi, mes tyre edhe Nasip Naço.

Frika e rrënimit të LSI ka sjellë sjellje antikushtetuese nga ana e presidentit. Meta është zhveshur tërësisht nga kostumi i presidentit dhe ka nisur fushatën për LSI duke zhvilluar një sërë takimesh. Kjo lë të kuptohet që vetë Meta nuk i beson dot partinë Monës, sepse ai po e sheh që perandorinë që e ngriti vetë, po i bie para syve.

Tashmë edhe në sondazhet në mediat pranë opozitës e nxjerrin LSI më të dobët se kurrë, gjë që tregon se mbështetja e qytetarëve tek partia e Metës dhe Monës ka rënë aq shumë, saqë as televizionet e tyre nuk po i nxjerrin dot “fitimtarë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Hyn në fuqi marrëveshja/ Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë nëpërmjet një karte ID

Publikuar

-

Nga

Hyn në fuqi marrëveshja/ Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë vetëm nëpërmjet një karte ID

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se më datë 20 janar 2021 ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Kjo marrëveshje i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë drejt shtetit serb, duke përdorur vetëm një kartë identiteti biometrike si mjet identifikimi dhe kështu anasjelltas.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, Kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Leje kalimi, Kartë identiteti biometrike.

Sipas MEPJ, Serbia është vendi i pestë tashmë që e ofron këtë mundësi së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

21 janari dje dhe sot!

Publikuar

-

Nga

Në 21 janar të vitit 2011, opozita e atëhershme e drejtuar nga Edi Rama organizoi një protestë, demostratë, do ta quante kryeminstri sot.
Mijëra njerëz u vërsulën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ngjarje të dhunshme, policia u masakrua nga protestuesit, pas komandave politike të dhëna nga drejtuesit e partisë. Më pas forcat e Gardës vrasin në mënyrë tragjike katër persona të pafajshëm.

Përgjegjësi dhe oragnizatori i parë ishte Edi Rama. 10 vite më pare i çoi njerëzit atje , i la në Bulevard dhe iku me vrap, nuk qendroi në krye të turmës, nuk doli të mbronte njerëzit e tij po iku në fund. I lejoi të përplaseshin dhe për gati 5-6 orë të ushtrohej dhunë e pandalur nga turma mbi policinë dhe më pas nga policia mbi turmën.

Edi Rama sot është kryeministër i Shqipërisë, sot pas 10 vitesh nuk ka drejtësi në vend. Pra, ai mori atë që deshi, pushtetin! U bë kryeministër dhe nuk mbolli drejtësi, mirëqënie apo zhvillim siç u premtoi mbështetësve të tij në atë kohë, por mbolli korrupsion dhe PPP të cilat i solli pas aleancës me Ilir Metën.

Ilir Meta në atë kohë ishte ministër i Ekonomisë, zuri vendin e Dritan Priftit ndërkohë që do të publikohej video e famshme 700 mijë eurove për Gimin, një videopërgjim i bërë nga Dritan Prifti ndaj Ilir Metës.

Një video që tregonte jo pak sesi funksionin strukturat e LSI, kreu i saj, ministrat dhe ku kishte katandisur shteti shqiptar. Video solli një reagim të ashpër nga Ilir Meta i cili e quajti Edi Ramën kreun e sektit të spiunave, përdorues droge e të tjera si këto, por çdo akuzë e harroi.

Njerëzit në fakt Edi Rama i nxorri në protestë për bllokun e Ilir Metës, por edhe Rama e harroi bllokun e Metës. Të dy bashkë bënë aleancë pas gati dy vitesh dhe erdhën në pushtet duke marrë gati 1 milion vota, mbi gjakun e të vrarëve, mbi bllokun e 21 janarit, mbi çimkat mbi spiunët.

Dhe ja ku jemi sot, Ilir Meta është president i zgjedhur nga socialistët, nga ata që dolën në protestë për bllokun e Ilir Metës, e votuan e bënë president dhe sot Ilir Meta kërkon t’i rrëzojë nga pushteti dhe me kë?

Lulzim Basha, minister i Brendshëm i 21 janarit, njeriu që për orë dhe ditë të tëra nuk doli nga shtëpia. Ishte i trembur, thonë që ishte lagur, u dorëzua në zyrën e ish ministrit të Brendshëm, në atë kohë ministër Transportesh, Sokol Olldashi. Rrinte i trembur dhe dridhej, ishte i zverdhur, i llahtarisur, ishte njeriu përgjegjës i trupës policore që kishte vrarë katër persona, katër viktima të pafajshme, mbështetës të Partisë Socialiste që kishin dalë për të kërkuar bllokun e Ilir Metës dhe ishin vrarë në bulevard gjatë kohës që Basha ishte ministër i Brendshëm dhe drejtonte Gardën e Republikës.

Sot, Lulzim Basha është në opozitë, ka marrë Ilir Metën bashkë me bllokun e tij dhe partinë e tij dhe kërkon të vijë në pushtet për të rrëzuar Edi Ramën, atë që erdhi në pushtet pikërisht me bllokun e Ilir Metës dhe gjakun e katër të vrarëve.

Gjakun e tyre e ka edhe Lulzim Basha i cili këtë herë kërkon që ta përdorë ashtu si Rama për të ardhur në pushtet, por ndryshe, duke marrë atë për të cilin njerëzit shkuan të protestonin, Ilir Metën, i cili sot është presidenti i zgjedhur nga socialistët dhe me Lulzim Bashën i cili ishte minister i Brendshëm i 21 janarit kërkojnë të vijnë në pushtet.

Ky është 21 janari i 10 viteve me parë, ky është 21 janari i sotëm ku Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha i kanë të tre duar të lyera me gjak.

Njerëzit protestuan për Ilir Metën, i organizoi Edi Rama dhe ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha,. Edi Rama më pas mori Ilir Metën dhe qeverisi për katër vite dhe tani Metën e merr Lulzim Basha, por rrugës Rama dhe Basha qeverisin edhe bashkë. E pra, këta janë ata të tre të zhytur në gjakun e viktimave të 21 janarit, një ngjarje e cila ende nuk i ka përgjegjësit në karrigen e drejtësisë, atje ku nuk do të qetësoheshin vetëm shpirtrat e familjarëve të tyre, por ndoshta do të fillonte një epokë e re në politikën shqiptare. Kjo epokë nuk fillon sepse Rama nuk e do drejtësinë e sotme sepse ka frikë për drejtësinë ndaj tij, nesër./Elvi FUNDO-CNA.al

LEXO TE PLOTE