“Rama është pa moral”/ LSI nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit – CNA
Connect with us

Uncategorized

“Rama është pa moral”/ LSI nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit

Publikuar

-

Levizja socialiste per integrim selia

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka shkruar sot lidhur me skandalin që u publikua dje në politikën austriake ku një zv/kancelar u kap në korrupsion. Zyrtari i lartë austriak dha menjëherë dorëheqjen pas publikimit të skandalit.

Vasili ka krahasuar në shkrimin e tij, moralin e kryeministrit Edi Rama me atë të kancelarit austriak Kurz, duke publikuar në rrjetet sociale një pjesë të shkëputur nga fjalimi i këtij të fundit.

“Unë nuk erdha ne pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje te parakohshme,”- ka thënë Kurz.

Sipas Vasilit, Rama nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë pasi është i shpëlar nga çdo krenari, nuk ka moral dhe është një e keqe e madhe për të gjjithë shqiptarët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Morali Kurz dhe hiçmorali Edi Rama!!

LEXO EDHE:  Rama në Londër/ Ironizon opozitën: Protestat, pjesë e paketave turistike

Morali i Kancelarit austriak Kurz:

“Unë nuk erdha ne pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë por, unë nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz.

Sa per Edi Ramen,po jua kursej broçkullat amorale, qe ka thene e thote per te justifikuar zvarritjen e jargavitjen pas kembeve te karriges.

Eshte shume i lehte krahasimi i situates mes Kurz dhe Edi Rames.

Shkelqen morali i Kurz dhe nxin hiçmorali Edi Rama.

Ve te paren Austrine Kurzi dhe ve te fundit Shqiperine Edi Rama.

Kurz krenar per veten ndersa Edi Rama i shplare nga cdo krenari.

Kurz me identitet per tu admiruar ndersa Edi Rama nje kameleon per tu harruar.

Kurz nje zgjidhje per Austrine,ndersa Edi Rama nje e keqe e madhe per Shqiperine.

Shqiperise i duhet nje Kurz dhe jo nje hiç si Edi Rama./CNA.al

Uncategorized

Denoncim i Fiks fare/ Skandaloze! Policia e Korçës fyen rëndë qytetarin

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Policisë së Korçës, ku punonjës dhe oficerë të policisë, ofendojnë dhe sorollatin një qytetar. Leonard Shehu ankohet se mbrëmjen e datës 12 qershor është shoqëruar në polici, si person i dyshuar për një vjedhje në Korçë.

“Policia na erdhi kur po qëndronim në makinë. Shkova me ta dhe në polici më thanë të hiqja atletet. I hoqa dhe qëndrova zbathur. Në mëngjes, kur mbushëm mbi 8 orë më thanë se je i lirë dhe mund të shkoja. I kërkova atletet se isha zbathur, më thanë se janë sekuestruar. I thash pse m’i morët, se nuk kisha as avokat asnjë gjë” thotë Leonardi, duke hedhur dyshime se policia mund të manipulojë provat, pasi personit që i është vjedhur shtëpia është punonjës shtetëror. “Policia nuk m’i mori me ndonjë avokat. Kam shkuar disa herë në polici, jo kanë shkuar në prokurori, jo janë të bllokuara” thotë Leonardi.

Pas denoncimit, ai shkon në Policinë e Korçës për të kërkuar atletet. Kërkon agjentin e zonës që ia ka sekuestruar atletet. E gjen përballë Policisë së Korçës, në kafe. Ai i kërkon atletet dhe punonjësi i policisë i thotë se “kanë shkuar në prokurori”. Qytetari i kërkon pse ia morën dhe e kanë lënë zbathur. Ndërkohë, punonjësi i policisë i thotë se ia ka marrë OPGJ. Më pas, përballë Policisë së Korçës, vjen një nga oficerët që është marrë me rastin në fjalë. Ai dëgjon për pak sekonda bisedën e qytetarit me punonjësit e policisë dhe direkt i thotë qytetarit: Çfarë k… do! Qytetari i thotë se çfarë është bërë me atletet dhe oficeri i thotë se “ik bëj b…”.

Pas kësaj bisedë, qytetari shkon sërish në polici për atletet. Pasi e sorollatin disa orë i thonë se duhet të flasë me OPGJ. Ai interesohet sërish dhe një punonjës i policisë kontakton me një OPGJ. Oficeri i thotë se atletet janë në prokurori, ndërsa punonjës të policisë i drejtohen “ik bli atlete të tjera”.

BISEDË ME PUNONJËS DHE OPGJ, POLICIA KORÇË

Qytetari – E më për atë Gëzimin, për atletet.

Punonjësi i policisë – Atletet janë në prokurori.

Qytetari – Po mirë mo, ai mi hoqi që në 12 të natës. Di unë se çka bërë me atletet time. Pa prezencën e avokatit, pa asgjë.
Punonjësi i policisë – Janë fotografuar, janë si provë.

Qytetari – Ëëëë?

Punonjësi i policisë – Pse të ka hyrë frika?

Qytetari – Mua oo? Pse të më hyjë frika mua! Di unë çka bërë ai me atletet time. Lërë që na la lidhur tërë natën atje.

Punonjësi i policisë – Provë janë, mos e vra mendjen.

Qytetari – Provë? Po s’janë provë, jo. Po të ishin provë, ju kisha ikur unë.

Punonjësi i policisë – Hajde afrohu.

Qytetari – Hë mo?

Punonjësi i policisë – E njeh atë që po vjen?

Qytetari – Shefi!

Punonjësi i policisë – Ëëë. Që kur e njeh?

Qytetari – Ja tani, këto ditë.

Punonjësi i policisë – Më përpara, më përpara?

Oficeri i policisë – Ça k… do?

Punonjësi i policisë – Ik, ik!

Oficeri i policisë – Ça do?

Qytetari – Ja mo për atletet, ti them Gëzimit për atletet.

Oficeri i policisë – Shko mo bëj by…. Grricu!

Qytetari – Pse mo?

Punonjësi i policisë – Iku në Tiranë.

Punonjësi i policisë 2 – Gëzimi të iku në Tiranë, është e premte sot. Hë hënën.

Punonjësi i policisë –Shefi, do presim deri në 3 ne, po të ikim?

Qytetari – Mirë…

Qytetari – Për atletet mo?

Punonjësi i policisë – Ku ishe?

Qytetari – Po lart mo, atë ditë… Po ajo më që në 12 të natës.

LEXO EDHE:  “Hajdut, ke vjedhur …”/ Neritan Ceka shpërthen kundër Edi Ramës

Punonjësi i policisë – Po pse?

Qytetari – Ishe ti atë ditë.

Punonjësi i policisë – Po pse? Këtu isha, po pse ti hoqi?

Qytetari – Po di unë, dyshoj. Më la atje te ajo…

Punonjësi i policisë – Një minutë. Kush bëri veprime?

Punonjësi i policisë 2 – Gëzimi.

Qytetari – Po ai Gëzimi, ai mi hoqi.

Punonjësi i policisë – Tani ulu për dy minuta, ta njoftoj vetë Gëzimin dhe të marr unë.

Qytetari – Po ishte këtu Gëzimi.

Punonjësi i policisë – Mos u ngut, mos u ngut.

Qytetari – Po, po bën dy ditë.

(Qytetari prej disa minuta…)
Qytetari – Hë mo?

Punonjësi i policisë – Hë mo, ça si u bë?

Qytetari – Asnjë!

Punonjësi i policisë 2 – A të thash unë që iku në Tiranë ai (Gëzimi), se ka qenë i gatshëm.

Qytetari – Po ta dimë ku i kanë shpënë . Të marr avokat.

Punonjësi i policisë 2 – I kanë shpënë se ishte numër i mirë, ishte atë ditë!

Qytetari – Po më lë mo si ishin… Hë mo mirë ishte atë ditë?

Punonjësi i policisë – Do të arrestonin…

Qytetari – Si të më arrestonin?! Pse të më arrestonin?!

Punonjësi i policisë – Me gjurmë, me fakte!

Qytetari – Po ç’gjurmë, na mbajti atletet. Na la tërë natën. Ai të tha të më lije tërë natën ashtu mo?

Punonjësi i policisë – Ai.

Qytetari – Ai të tha Gëzimi?

Punonjësi i policisë 2 – Ai. Ai tha do arrestohet.

Qytetari – Po dhe me pranga… Të më lije me pranga tërë natën?

Punonjësi i policisë – Të lutem tani, mos na kërko llogari. Hajde ulu aty. A ka mundësi se po na bën si komandant tani!

Qytetari – Po ç’komandant mo, unë të drejtën time po kërkoj. Komandant thotë!

Punonjësi i policisë – Hajde të sqaroj këtu, hajde…

Qytetari – Unë atletet kërkoj… Atletet erdhën…

Punonjësi i policisë – Me qetësi. Shshshsht. Mos e ngri zërin! Të dëgjojmë…

Qytetari – E mirë

(Punonjësi i policisë telefonon Gëzimin)

Punonjësi i policisë – Alo përshëndetje! Ka erdhur ky…

Qytetari – Leonard Shehu.

Punonjësi i policisë – Leonard Shehu, në lidhje me ato atletet. Janë në prokurori! Ok, në rregull.

Qytetari – Të vete të interesohem unë me avokat.

Punonjësi i policisë – Kalofsh mirë, gjithë të mirat!

Punonjësi i policisë 2 – Ik o bli një palë atlete të reja.

Qytetari – Kur i kam, pse mi shpien mua atje…

Punonjësi i policisë – Tani do të më dëgjosh. Zotëria në fjalë është Oficer i Policisë Gjyqësore. Të mori, të shoqërovi. Nga momenti që ti erdhe këtu, nuk erdhe rastësisht.

Qytetari – Rastësisht, unë isha…

Punonjësi i policisë – Të lutem, je i dyshuar për një vepër penale dhe atletet janë provë materiale dhe janë sekuestruar në prokurori. Nga momenti që je në proces hetimi dhe sipër, prokuroria i mban të sekuestruara. Në momentin që mbaron procedura e hetimit, ti tërheq atletet dhe vazhdon me përshtypjet më të mira.

Qytetari – Atletet i kanë marrë pa prezencën e avokatit tim, mi kanë hequr që në 12 të natës.

Punonjësi i policisë – Ajo është e drejta tënde ta ankimosh. Nuk të jap dot unë zgjidhje.

Qytetari – Me pranga na la tërë natën.

Punonjësi i policisë – Me pranga po, je i dyshuar për vjedhje.

Qytetari – Tërë natën zbathur ai.

Punonjësi i policisë – Se di, se di. A ke erdhur të kërkosh llogari, apo të kërkosh ndihmë. Kalofsh mirë, gjithë të mirat!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha në rrezik për jetën?/ Meta thërret kreun e SHISH

Publikuar

-

By

meta ne pogradec

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas letrës së PD-së, për kërcënimin ndaj Lulzim Bashës.

Mediat raportojnë se Meta është vënë në lëvizje, duke thirrur në takim urgjent drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës.

Sipas sekretarit të PD-së, Gazment Bardhi, kreut të opozitës i kërcënohet siguria.

Në shkresën drejtuar Ministrit të Brendshëm, PD i referohet  takimit që ka pasur ministri Sandër Lleshaj me një nga truprojat e Bashës,  mbi rrezikun që i kanoset, sipas ministrisë së brendshme, kreut të opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Manastirliu në Poliçan: Rehabilitojmë qendrën shëndetësore 24 orëshe

Publikuar

-

By

Me një investim të buxhetit të shtetit në vlerën 24.5 milionë lekë do të rikonstruktohet qendra shëndetësore Poliçan, e cila ofron shërbim 24 orë për 6,800 banorët e kësaj bashkie.
“Jam e kënaqur që kjo qendër shëndetësore së bashku me Njësinë e Urgjencës 24 orëshe do t’I nënshtrohen rehabilitimit të plotë, si pjese e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qëndrave shëndetësore”, tha Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Poliçanit.

Duke theksuar rëndësinë e investimit në qendrat e kujdesit parësor, Manastirliu u shpreh se brenda verës, nis rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit.
“Pas përfundimit të rehabilitimit me standardin më të lartë të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, jemi gati për fazën e dytë të rehabilitimit të 100 qendrave të tjera, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë shoqërohej nga kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili u shpreh se ky është investimi më i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, që do të marrin shërbim në kushte dinjitoze.
Godina 2 katëshe në qendër të Poliçanit, ku marrin shërbim shëndetësor rreth 6,800 banorë do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë gjatë muajve të verës.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët do t'a izolojnë Ramën”/ Paralajmërimi i fortë i Vasilit

Gjithashtu kjo qendër, ku ofrojnë shërbim shëndetësor 25 mjekë dhe infermierë do të ketë edhe pajisje të reja mjekësore, për t’u kthyer në një qendër model shërbimi shëndetësor.
Në vitin 2018, në qarkun e Beratit janë rehabilituar gjashtë qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa këtë vit, me programin e 300 qendrave shëndetësore, pritet të rehabilitohen edhe katër qendra të tjera shëndetësore, më konkretisht qendra shëndetësore 24 orëshe në Poliçan, ambulanca e fshatit Dardhë në Berat, qendra shëndetësore Kozarë dhe ambulanca “1 Maji” në Urën Vajgurore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Close