LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasione dhe çmenduri në çift/Çfarë do ndodhë me 12 shenjat e horoskopit

19 Maj 2019, 10:53, Lifestyle CNA
Pasione dhe çmenduri në çift/Çfarë do ndodhë

DASHI: Marsi do ju tërheqë paksa veshin të lindurve në shenjën e Dashit, pasi po kalojnë shumë pak me familjen dhe miqtë e ngushtë. Është momenti të ngadalësoni hapin në punë dhe t?i kushtoni rëndësi marrëdhënieve personale.

DEMI: Energjia e Marsit do t?ju bëjë të ndihen më të fortë se kurrë, jeni në gjendje të përballeni me të gjithë dhe të mbroni idetë dhe hapësirën tuaj. Ky është çasti më i volitshëm për të konkretizuar një ëndërr që mbani fshehur në sirtar prej kohësh.

BINJAKËT: Kalimi i Marsit në shenjën e Gaforres do të sjellë më në fund pak paqe për Binjakët. Më në fund mund të merrni frymë lirisht dhe të shpëtoni nga tensioni, inati dhe lodhja e javëve të fundit.

GAFORRJA: Gaforret e dinë shumë mirë se asgjë nuk vjen nga qielli, por duhet shumë punë për të realizuar pritshmëritë që i vini vetes. Marsi do ju ndihmojë të vini pak rregull në planet që keni dhe më pas gjërat do të rrjedhin vetë. Jeta seksuale do të jetë më pasiononte se kurrë më parë. Lum si ju!

LUANI: E dimë që jeni një nga shenjat më bujare të horoskopit, por ndonjëherë duhet të thoni JO ku dhe kur duhet. Marsi ju këshilloni të mendoni më shumë për veten dhe sa më pak për njerëzit toksikë. Jetoni të lirë larg ndikimit të këtyre të fundit.

VIRGJËRESHA: Po sikur ta lini mënjanë urinë tuaj për përsosmëri dhe të shijoni gjërat e vogla? Lëreni veten të lirë dhe shijoni më shumë kohën e kaluar me miqtë, natyrën, një gotë verë të mirë.

PESHORJA: Deri tani lexuat fjalë të mira për të gjitha shenjat, por për fat të keq s?mund të shkruajmë të njëjtën gjë për Peshoren. Kalimi i Marsit në Gaforre do të krijojë konflikte në dashuri dhe punë për të gjitha Peshoret. Mos vraponi gjithë kohën, por ulni hapin, mësoni të ecni në të njëjtin ritëm me të tjerët. Dëgjoni më shumë dhe flisni më pak, do ju ndihmojë të analizoni se ku po gaboni.

AKREPI: Aventurat janë pika e dobët e Shigjetarit, por këtë radhë është Akrepi ai që ka nevojë për një shkëputje të vogël. Keni nevojë të ndiheni në qendër të vëmendjes dhe i dëshiruar nga të tjerët.

SHIGJETARI: Pas Peshores, Shigjetari është shenja e dytë që do të përballet me konflikte të herëpashershme në çift deri në javën e parë të qershorit. E keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët edhe me miqtë e kolegët. I kujt të jetë faji vallë?

BRICJAPI: Bricjapi duhet të mësojë të kontrollojë emocionet dhe mënyrën si reagon kur gjërat që thonë të tjerët, nuk i shkojnë për shtat. Nuk mund të keni gjithmonë të drejtë, apo jo?

UJORI: Ujori duhet të kthehet me këmbë në tokë dhe të kuptojë që ëndrrat nuk zgjasin gjithmonë. Pas një aventure të jashtëzakonshme, do të mësoni të jetoni njëlloj si më parë.

PESHQIT: Ndërkohë që Ujori ka humbur mbështetjen e Marsit, Peshqit do ta kenë atë deri në datën 28 maj. Keni shumë dëshirë të argëtoheni, kështu që mos u thoni ??Jo? atyre që mund t?ju ftojnë. Nuk kanë rëndësi detajet, por qëllimi final./Burimi:Noa.al

Lajmet e fundit nga