Connect with Us

Nga trafikimi i drogës tek shpërdorimi i detyrës/ Kandidati socialist i mbytur në akuza

Aktualitet

Nga trafikimi i drogës tek shpërdorimi i detyrës/ Kandidati socialist i mbytur në akuza

Publikuar

-

Klement Ndoni do të kandidojë sërish nën siglën e PS  për Bashkinë e Këlcyrës.

Ai rikandidon për herë të tretë në këtë bashki, por gjatë kohës që ka  ushtruar këtë post ndaj tij nuk kanë munguar akuzat

Kryeministri Edi Rama, pavarësisht atyre që thotë, duket se nuk ka hequr dorë nga kandidatët që janë lakuar për shkelje, apo që janë bërë objekt hetimesh.

Siç duket Ramës, i duhen ende kandidatët e përfolur dhe të kontestuar, edhe pse është djegur më herët nga të tjerët.

                                                                   Klement Ndoni

Në vitin 2016, kreu i Bashkisë së  Këlcyrës, Klement Ndoni është denoncuar në prokurorinë e Përmetit për shpërdorim detyre.

Kallëzimi është bërë nga shtetasi A. Brahollari dhe sipas tij Ndoni ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës “për moskryerje me dashje të veprimtarive në kundërshtim me ligjin “Për urbanistikën”,ligjin “Për gjendjen civile”, ligjin “Për auditin” dhe ligjin “Për pushtetin vendor”.

Sipas paditësit, Ndoni ka lidhur kontratë shitblerjeje trualli prej 306 m2 në Këlcyrë, duke shkelur ligjin nr 7980, datë 27.07.1995, nuk ka zbatuar vendimet e marra nga auditimi i Qarkut Gjirokastër për periudhën 2011-2012.

Gjithashtu e ka paditur, ndërtim objekti pa dokumentacionin e duhur urbanistik e ligjor. Objekti është ndërtuar para zgjedhjeve të 2015-ës në shkelje të nenit 75 të ligjit “Për urbanistikën” si dhe në kundërshtim me ligjin “Për gjendjen civile” mban të komanduar prej tri vitesh punonjësen, duke mos zbatuar urdhrin nr. 1366, datë 19.08.2006.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë padi por në vitin 2016, Ndoni në një deklaratë për mediat i ka mohuar akuzat.

Po në vitin 2016, një ish-i dënuar ka deklaruar se ka punuar për Klement Ndonin, duke trafikuar drogë. Denoncuesi i quajti Bardhi Nunollari nga Përmeti, pati publikuar një video në You Tube, ku rrëfente gjithçka nga veprimtaria e tij e dikurshme e jashtëligjshme.

Ai tregonte se kishte bërë 12 vjet burg për tentativën e më shumë se 1 toni kanabis në Greqi, ndërsa këtë veprimtari e bënte disa herë për Ndonin, kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës.

Videoja më vonë është hequr nga You Tube, ndërsa Klement Ndoni, pati mohuar në mënyrë kategorike se kishte lidhje me Bardhi Nunollarin, duke thënë se do ta padiste.

Akuzat jo zyrtare ndaj Ndonit nuk mbarojnë këtu. Në muajin Mars të vitit 2019 qytetarët e Këlcyrës gjatë një proteste në shenjë kundërshtimi për prishjen e 30 objekteve në pedonale, kanë akuzuar kryebashkiakun  Klement Ndoni për shpërdorim detyre, shkruan CNA.al.

Sa i përket pasurisë, kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, sipas të dhënave të Open Spending Albania rezulton se është bashkëpronar me 25% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 40 m2 në Këlcyrë, me privatizim në vitin 1991. Gjithashtu ai deklaron se ka në pronësi 3 makina.

Një veture blerë në vitin 2010 në vlerën 600 000 lekë, një veturë blerë në vitin 2007 në vlerën 100 000 lekë dhe një veturë tip Fuoristradë blerë në vitin 2010 në vlerën 70 000 lekë.

Në 2011 bashkëshortja e tij ka blerë një veturë tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2016 ai deklaron se ka shitur dy automjete. Kështu ai ka deklaruar të ardhura me vlerë 1 500 000 lekë nga shitja e makinës Wolksvagen Tuareg, si dhe të ardhura me vlerë 970 000 Lekë nga shitja e makinës Wolksvagen Golg.

Në total, të paktën në vitin 2016, pasuria e tij shkon në rreth 80 milionë lekë të vjetra.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e Klement Ndonit.

Viti 2011

Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë në vlerën 420 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë “Raiffeisen Bank, Përmet” në vlerën 1 140 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni detyrime të papaguara në vlerën 740 859 lekë për një kredi për blerje pajisje shtëpiake marrë më 28.09.2009 me principal 1 000 000 lekë, interes 7% dhe afat shlyerje 7 vjet.

Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni detyrime të paguara në vlerën -259 145 lekë për një kredi për blerje pajisje shtëpiake marrë më 28.09.2009 me principal 1 000 000 lekë, interes 7% dhe afat shlyerje 7 vjet.

Blerje veture tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.

Viti 2012

Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë në vlerën 924 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë “Raiffeisen Bank, Përmet” në vlerën 1 260 000lekë.

Viti 2013

Paga si Kryetar Bashkie Këlcyrë në vlerën 1 300 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Vjolanda Ndoni paga si drejtore dege pranë “Raiffeisen Bank, Përmet” në vlerën 1 260 000lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 760 086 lekë.

Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut Gjirokastër, 96 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare 24 336 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga 1 050 720 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga investimi në “Fond Invest” në një bankë të nivelit të dytë, 40 198 lekë.

Depozitë në emër të fëmijëve në një bankë të nivelit të dytë, 589 086 lekë.

Gjendja cash, 1 527 944 lekë.

Bashkëshortja, depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 3 200 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, 911 312 lekë.

Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, 96 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Vjolanda Ndoni, të ardhura nga paga si Drejtore Dege pranë Raiffeisen Bank, 1 164 504lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga investimi në “Fond Invest” në një bankë të nivelit të dytë, 139 739 lekë.

Bashkëshortja, gjendje depozitë bankare më 31 dhjetor, 1 800 000 lekë.

Gjendje depozita bankare për fëmijë, në emër të djalit 804 451 lekë dhe në emër të vajzës 94 008 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 585 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 355 184 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Vjolanda Ndoni, blerë veturë tip Volksvagen, 1 100 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura neto të vitit me vlerë 741 312 Lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë.

Të ardhura me vlerë 104 000 Lekë nga dietat dhe shpenzimet e telefonit.

Të ardhura me vlerë 96 000 Lekë si anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër

Bashkëshortja, të ardhura neto me vlerë 1 164 504 Lekë nga paga si Drejtore Dege pranë Raiffeisen Bank.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 28 400 Lekë nga dietat.

Të ardhura me vlerë 1 500 000 Lekë nga shitja e makinës Ëolksvagen Tuareg, sipas kontratës së shitjes me datë 14.11.2017.

Të ardhura me vlerë 970 000 Lekë nga shitja e makinës Ëolksvagen Golg sipas kontatës së shitjes me datë 10.01.2017.

Depozitë për fëmijë me vlerë 975 428 Lekë pranë Raiffeisen Bank, në emër të djalit.

Depozitë për fëmijë me vlerë 245 019 Lekë pranë Raiffeisen Bank, në emër të vajzës.

Gjendje cash me vlerë 1 430 375 Lekë në llogarinë e deklaruesit, pranë Raiffeisen Bank.

Gjendje cash me vlerë 3 254 212 Lekë në llogarinë e bashkëshortes, pranë Raiffeisen Bank./CNA.al

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: