LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mashtruese, jeni një grup hajdutësh"/ Kryemadhi në panik, fshin komentet e qytetarëve

19 Maj 2019, 08:16, Aktualitet CNA
"Mashtruese, jeni një grup hajdutësh"/ Kryemadhi në

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi me anë të një postimi në rrjete sociale, ka zbuluar se ku do të jetë sot pasdite.

“Sot do të jem në Bolzano në një takim me shqiptarët, vëllezër dhe motra, që jetojnë dhe punojnë në Itali”, ka shkruar Kryemadhi, duke u bërë ftesë emigrantëve që të marrin pjesë në takim.

Mirëpo, ftesa e saj është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Kryemadhin edhe pse në faqen e saj të rrjetit social.

“Ik moj mashtruese ku ke fytyr ti të takosh kënd”, thuhet në një nga reagimet.

Ndërsa një tjetër e ironizon duke i thënë se “fola me ca miq në Itali, nuk e kishin idenë se kush jeni”.

Nuk kanë munguar edhe kritikat nga emigrantët, të cilët i kanë kërkuar llogari me arsyetimin se politikanët kujtohen vetëm për votat.

“A nuk është vonë. Ku ishe deri tani? Pse pikërisht tani kur të vijnë emigrantët me votu ju dhe dy partitë që mendoni vetëm me ndërru vendet një herë një grup hajdutësh dhe një herë një grup tjetër. Kush vë pasuri më shumë do të vijë dita që parlamenti shqiptar të pastrohet”, shkruan një qytetarë.

Kryemadhi duket se është në panik, pasi menjëherë i ka fshirë komentet që e kritikonin nga faqja e saj.

CNA.al do të sjellë  reagimet e qytetarëve që trembën Kryemadhin, e cila në vend që t’u jepte përgjigje, zgjodhi t’i elimojë./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga