LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontroll në burgje/ Gjenden 22 doza kanabis dhe 4 celularë

19 Maj 2019, 08:53, Aktualitet CNA
Kontroll në burgje/ Gjenden 22 doza kanabis dhe 4 celularë

Pas lajmërimit që ka bërë më herët Ministria e Drejtësisë, se do të bëhen kontrolle në burgje në kuadër të shtimit të masve të sigurisë, duket  se sot ka filluar konkretisht ky aksion.

Policia ka bërë një kontroll të befasishëm në burgun e Korçës.

Pas kontrollot mësohet se janë gjetur 22 doza lëndë narkotike dhe 4 telefona celularë.

Dozat e lëndës narkotike i janë gjetur një të burgosuri, i cili sapo ishte kthyer nga leja shpërblyese,  ndërsa drogën e ka transportuar duke e gëlltitur.

Pasi është realizuar edhe ekografia e të burgosurit është parë se kishte doza të tjera.

I burgosuri është shtetasi me inicialet B.L. i cili akuzohet për “Futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara IEVP”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga