LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eurovision/ Shfaqën flamurin e Palestinës në Izrael, konkurentët shkaktojnë reagime në publik

19 Maj 2019, 08:40, Aktualitet CNA
Eurovision/ Shfaqën flamurin e Palestinës në Izrael,

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e Eurvision 2019 ku fitues u shpall këngëtari nga Hollanda Dunkan me këngën ?Arcade?.

Por një incident ka ndodhur gjatë leximit të pikëve për Islandën dhe kur kamera ka fokusuar këngëtarët e këtij shteti ata kanë shfaqur flamurin e Palestinës.

Kjo ka shkaktuar shumë brohorime në publik të cilët dukeshin të revoltuar. Kjo e ka një arsye sepse Izraeli shteti ku u mbajt festivali Europian i këngës dhe Palestina janë në konflikt politik të përhershëm duke shkaktuar shumë herë edhe trazira apo viktima.

Edhe diva e muzikës pop Madona e cila përformoi mbrëmjen e djeshme në Eurovision në fund të përformancës se saj u shfaqën flamuri i Israelit dhe Palestinës të cilën në mënyrë simbolike bënë paqe me njëri-tjetrin. Kjo shkaktuar shumë polemika dhe thuhet se për këtë pjesë nuk i është marrë leje organizatorëve./Burimi:blitz.al

When many tried to convince Madonna to boycott Jewish self-determination and persistence, she got on the stage with an Israeli and Palestinian flag in support of co-existence.

Lajmet e fundit nga