Connect with Us

“Domatet si vipat e bllokut”/ Të rinjtë e FRPD protestojnë para AKU

Aktualitet

“Domatet si vipat e bllokut”/ Të rinjtë e FRPD protestojnë para AKU

Publikuar

-

Të rinjtë e FRPD-së në Durrës kanë protestuar sot para zyrave të AKU-së.

Protesta është bërë në kuadër të sigurisë ushqimore. Ata akuzojnë AKU-në se lejon që të dalin në treg produkte që dëmtojnë konsumatorin.

Protestuesit mbanin në dorë disa pankarta ku shkruhej “Janë bërë domatet se vipat e bllokut”,  dhe “Transparencë mbi produket”.

Qeveria ka folur së fundmi për ashpërsimin e ligjit lidhur me abuzimet që bëhen në sigurinë ushqimore, por të rinjtë e FRPD-së mësohet të kenë thënë për Report TV se ky ligj duhet të zbatohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.

“Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në Kinë maskat nuk mbahen në mjekër/ Selim Belortaja: Për Covid-19 ka konstatime, por edhe të vërteta

Publikuar

-

Nga

Në Kinë maskat nuk mbahen në mjekër/ Selim Belortaja: Për Covid-19 ka konstatime, por edhe të vërteta

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja në një status në rrjetet sociale sjell në vëmendje “tezën” e fundit të OBSH-së, për transmetimin e Covid-19 nga ajri.

Kjo e fundit duket se u vu nën presion nga shkencëtarët amerikanë që të pranojë se koronavirusi i ri qëndron në ajër dhe ka risk transemtimi, por megjithatë konsatimi vjen sërish në formën “as mish, as peshk”.

Nisur nga kjo thirrje, Belortaja jep mesazhin në pak rreshta, se njerëzit duhet të zbatojnë ato rregulla, të cilat tashmë janë ‘certifikuar’ për parandalimin e Covid-19. Sipas tij, Europa dhe Shqipëria në veçanti nuk tregojnë kujdes, ndërsa në Azinë Lindore, protokolli i sigurisë është bërë mënyrë jetese.

“Pra transmetimi nga ajri, sërish ..nuk qenka dhe aq i rëndësishëm(!!) Kurrë më parë pohimet shkencore nuk kanë qënë kaq te ngarkuara me shprehje evazive si “…ka shumë të ngjarë” ose “..nuk përjashtohet..”.etj. Por ka dhe të vërteta finale.

Të tilla deri tani duket se janë vetëm: ‘mos rrini afer’, “shmangni prekjet”, “lani e dezinfektoni”, “jo komunikim fizik apo shërbim pa maskë”! Si dukuri shqetësuese në krahasim me botën Aziatike (që padyshim ka më shumë eksperiencë ballafaqimi me epidemitë) unë shoh: përdorimin pa masë dhe…pa maskë, të ashensorëve, mosdisinfektimin e tavolinave në bar-kafene, stolave të pritjes, banakëve e sporteleve publike, shkujdesja e të rinjve që të ulur në nje tryeze të vetme lëvizin, zhurmojnë e sekretojnë njëlloj si më parë, si dhe mosmbajtja ose keqmbajtja e maskës nga kamarierët e banakierët!. Në Azinë e largët këto “mangësi” as që mund te mendohen! Më besoni ..nuk e kanë aspak keq”, shkruan Belortaja, duke bashkëngjitur në statusin e tij në FB edhe gjetjet e fundit të OBSH-së për transmetueshmërinë e virusit nga ajri. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Video-Brenda Klinikës Infektive në Kosovë/ Lufta mes jetës dhe vdekjes të pacientëve me Covid-19

Edhe Kosova po shënon ditët e fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga coronavirusi.

Radio Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID-19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në secilën dhomë të Infektivës në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë.

Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

LEXO TE PLOTE