LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

19 Maj 2019, 12:37, Aktualitet CNA
Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit ?danas? përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual i Serbisë që personifikohet me presidentin e këtij vend, Aleksandar Vuçiç, do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

42 për qind e qytetarëve mendon se pushteti aktual i Serbisë do ta njohë pavarësinë Kosovës, ndërsa në Twitter kanë menduar kështu mbi 50 për qind e të pyeturve, janë rezultatet e anketës që e ka zhvilluar portali Danas në internet.

Në anketën ?Si mendoni se do të zgjidhet çështja e Kosovë gjatë pushteti aktual? (të Serbisë), në sajtin e danasit kanë votuar 741 qytetarë.

Numri më i madh i tyre, përkatësisht 42 për qind, mendon se çështja e Kosovës do të zgjidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia . 38 për qind e tyre mendon se kjo nuk do të zgjidhet gjatë kohës së pushtetit aktual në Serbisë, ndërsa 21 për qind thotë se do të ndodhë kufizimi ndërmjet Serbisë e Kosovës, shkruan Koha.net.

Në po të njëjtën anketë të zhvilluar në Twitter e në të cilën votuan 600 qytetarë, më shumë se 50 për qind e tyre mendon se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. 43 për qind e tyre mendon se për Kosovën do të mbete status-kuoja edhe në pushtetit aktual të Serbisë, ndërsa vetëm 6 për qind e tyre mendon se do të ndodhë kufizimi ndërmjet dy vendeve.

Anketa ishte titulluar ?A mendoni se do të ndodhë kufizimi ndërmjet Serbisë e Kosovës??, dhe nga 3.600 votues, 68 për qind e tyre ka votuar kundër kufizimit, ndërsa 32 për qind e tyre e ka përkrahur këtë ide.

Deputeti i partisë Serbia e Re (Nova Srbija) Gjorgje Vukadinoviq, duke komentuar rezultatet e anketës thotë se ?kështu si po sillet pushteti aktual, e në radhë të parë deklaratat e Aleksandar Vuçiqit, flasin se ata po e kërkojnë formën më të padhembshme që kjo njohje të bëhet. Qytetarët në anketë kanë votuar kështu sepse e dinë mesazhin, përkatësisht qëllimin se njohja do të ndodhë?.

?Kundër kufizimit janë ata që kanë qenë kundër çfarëdo ndarjeje të Kosovës, përkatësisht ata që janë për Kosovën në përbërje të Serbisë. Kjo është arsye kryesore e arsyeja tjetër është se njerëzit nuk besojnë shumë në këtë opsion?, sqaron Vukadinoviç.

Shumë qytetarë e kanë komentuar anketën dhe kanë paraqitur mendime të ndryshme lidhur me këtë temë.

Një koment ka qenë: ?Njohje faktike të Kosovës menjëherë, që do të thotë se Serbia nuk do ta pengonte Kosovën të bëhet anëtare OKB-së dhe e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky vendim me siguri se do ta përmirësonte pozitën e serbëve në Kosovë, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe ndërmjet dy popujve.?

Nga ana tjetër, disa mendojnë se Serbia nuk mundet dhe nuk guxon të heqë dorë nga ?pjesa e territorit të vet?.

?Serbia është anëtare e KB-së me kufij të qartë, përfshirë dhe Kosovën në të, plus Rezoluta 1244, plus gjysma e vendeve të rruzullit tokësor s?e ka njohur Kosovën shtet të pavarur, kështu që ky shtet mund të ekzistojë vetëm në letër. Nuk do ta kemi më mirë po qe se heqim dorë nga pjesa e territorit, kjo gjë vetëm mund të shkaktojë probleme rreth kufijve?, thotë komenti i një lexuesi.

Disa megjithatë mendojnë se më e rëndësishmja është të arrihet pajtimi i dy popujve në mënyrë që të fillohet me zgjidhje e çfarëdo çështjeje tjetër.

?Unë jam për pajtimin ndërmjet dy popujve. Secili t?i dënojë kriminelë e vet,e pastaj nëse mundemi bashkë, mundemi, nëse nuk mundemi, të ndahemi?, thotë një komentues tjetër.

Lajmet e fundit nga