LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

19 Maj 2019, 10:42, Aktualitet CNA
Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës, në Amerikë.

Trump ka thënë se është pro jetës dhe e ka mbështetur vendimin, i cili ndalon abortet.

Edhe pse shumë figura publike në Amerik kanë reaguar kundër këtij vendimi, Trump duket se bie dakord me këtë vendim.

Trump ka shkruar në rrjetet sociale ?jam me forcë Pro-Jetës, me tri përjashtime – Përdhunimi, Incest dhe mbrojtja e Jetës së nënës?.

Ashtu siç shumica e njerëzve e dinë, dhe për ata që duan të dinë, jam me forcë Pro-Jetës, me tri përjashtime – Përdhunimi, Incest dhe mbrojtja e Jetës së nënës – i njëjti qëndrim i marrë nga Ronald Reagan. Nëse ne nuk qëndrojmë të bashkuar dhe luftojmë për jetën e gjithë puna jonë mund të zhduket.” ka dekalruar Trump ndër të tjera.

Por në lidhje me këtë vendim të Alabamës ku parashikohet ndalimi i abortit me ligjë në pothuajse në të gjitha rastet pritet të organizohen edhe protetsa. Njerzit që pritet të marrin pjesë në këtë tubim mendojnë se çdokush duhet të zgjedhi vetë në lidhje me abortin dhe jo të ndalohet me ligj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga