LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“3300 leje ndërtimi në 20 muaj”/ Njihuni me kryebashkiakun që mban rekordin

19 Maj 2019, 15:47, Aktualitet CNA
“3300 leje ndërtimi në 20 muaj”/ Njihuni me kryebashkiakun

Lejet e dhena pa kriter për ndërtime janë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për qyttetarët shqiptarë.

Zakonisht jemi mësuar që premtimet kryesore të kandidatëve për kryebashkiakë të jenë pezullimet e lejeve të ndërtimeve të dhena nga paraardhësit e tyre dhe premtimi për ti dhenë fund kësaj praktike që vijon prej dekadash.

Një mashtrim i tillë iu bë qytetarëve të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në fushatë deklaroi se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi dhe do të anulonte lejet e dhëna nga paraardhësi i tij, Lulzim Basha. Gjë që nuk ndodhi, madje Veliaj e shtoi dozën.

Mirëpo, abuzimet me dhënien e lejeve të ndërtimet pa kriter nuk janë fenomen vetëm në Tiranë.

Burime të CNA.al konfirmojnë një shifër rekord lejesh ndërtimi të dhena në vetëm 20 muaj, nga kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja.

Mësohet se Sakja, i cili nuk ka bërë ende dy vite në drejtimin e Bashkisë së Kavajës, ka dhënë rreth 3300 leje ndërtimi. Shifër kjo që duhet të jetë për rekord botëror.

CNA.al ka siguruar një dosje të plotë me korrupsionin dhe skandalet e Isa Sakjas. Që fillojnë nga media dhe vijojnë me prona të dyshimta të miqëve të tij të afërt që në Kavajë flitet se janë të tijat./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga