LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

18 Maj 2019, 12:34, Aktualitet CNA
Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve të katër komunave.

Mësohet se Gjuriçit i është ndalaur hyrja në Kosovë me urdhër të Ministrisë së Jashtme.

Në një intervistë për televizionin serb, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se nesër (e diel), do të vizitonte Veriun e Kosovës. Ai planifikoi vizitë sepsi siç u shpreh këto zgjedhje janë të rëndësishme për t?i mbrojtur interesat e Serbisë. Por, një vizitë e tillë nuk do të jetë e mundur sepse MPJ nuk ia ka aprovuar kërkesën atij, sipas Gazetës Express.

Këshilltari politik i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, tha se kërkesa për vizitë nuk i është aprovuar Gjuriqit sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit.

?Ka kërku sot leje, po ja kemi refuzu, sepse nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes së Brukselit?, tha Jetlir Zyberaj për Gazetën Express.

Gjuriq ka bërë kërkesën sot, ndërsa marrëveshja thotë se kërkesa për vizita zyrtare duhet të bëhet gjatë ditëve të punës (nga e hëna deri të premtën), jo gjatë fundajvës, raporton Gazeta Express.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen nesër  në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve.

Dorëheqja e tyre ka ardhur për shkak të taksës 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj. Për disa muaj rresht, këto komuna mbetën pa kryetar, më pas presidenti Thaçi, mori vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq. Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen.

Lajmet e fundit nga