Aktualitet
“Zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj”/ Si ndërroi mendje Rama

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili u tregua i prerë në qëndrimin për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve.
Vasili, në një postim në rrjetet sociale, Vasili risjell në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Rama të bërë sipas tij në 24 dhjetor 2006, përpara zgjedhjeve lokale të janarit 2007.
Vasili shkruan se zgjedhjet u shtynë me kërkesë të Edi Ramës për një certifikatë lindjeje.
Sipas Vasilit, Rama në atë kohë garantonte se nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa tani kërcënon me burg ata që do tentojnë të dëmtojnë procesin.
Postimi i plotë i Vasilit:
Edi Rama dje dhe sot…çfare i paturpi!!
Lexoni qe te gjithe se cfare deklaronte ne 24 dhjetor 2006 Edi Rama perpara zgjedhjeve lokale te janarit 2007.Zgjedhje,qe u shtyne me kerkese te Edi Rames per nje certifikate lindjeje.
Besoj se edhe gazetaret e analistet me te njeanshem me e pakta,qe mund te bejne eshte ta mbyllin gojen pasi ta lexojne kete deklarim.
Lexojeni çfare thoshte Edi Rama ne 24 dhjetor 2006:
“Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj.”
Pra Edi Rama garantonte, ne 2006 qe zgjedhje nuk do te kishte./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...