Ylli brazilian refuzon rinovimin me PSG-në/ I shkel syrin Guardiolës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ylli brazilian refuzon rinovimin me PSG-në/ I shkel syrin Guardiolës

Publikuar

-

Dani Alves ka refuzuar vazhdimin e kontratës me PSG-në, duke shpresuar për një transferim drejt Premier League.

36-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në Angli. Arsyeja e madhe është Pep Guardiola. Një trajner me të cilin Alves ka kujtime të lumtura teksa kanë kaluar sëbashku një periudhë të suksesshme te Barcelona, dhe marrëdhënia e brazilianit me teknikun spanjoll mbetet po aq sa speciale në kohët e vjetra.

Në nëntor të vitit të kaluar, Alves duke folur për ‘The Telegraph’ kishte deklaruar: “Ideja që unë të përfundojë karrierën pa luajtur në Premierligë, nuk është e mundur”.

Edhe pse mosha nuk është në favorin e tij, braziliani ka treguar këtë sezon se mbetet ende një ndër më të mirët në botë në rolin e tij. /CNA.al

Aktualitet

Barça bën të pamundurën për Neymar/ PSG nuk ka për të marrë ndonjëherë ofertë si kjo

Publikuar

-

Interesi i Barcelonës për Neymar është i qartë, por PSG nuk ka ndërmend të bëjë ulje për yllin brazilian. Sipas “AS”, francezët kanë refuzuar një propozim interesant të Barcelonës gjatë orëve të fundit.

Katalanasit i kanë ofruar parisienëve kartonët e Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinhos. Krahas dy futbollistëve, Barcelona është e gatshme të shtojë dhe 40 milionë euro në një këst të vetëm.

Largimi i Neymar ka filluar të jetë temë diskutimi edhe nga kompanitë e basteve të cilat janë të mendimit që 27-vjeçari do të mbetet lojtari i PSG-së në fund të merkatos së verës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hajdarmataj dhe Prela jashtë SPAK-ut/ Zbardhen emrat e prokurorëve antikorrupsion

Publikuar

-

By

KLP ka përzgjedhur 15 prokurorët që do të jenë pjesë e  SPAK-ut.

Prezantimi është bërë nga kreu i KLP, Gentjan Ibrahimi, i cili ka thënë se një pjesë e kandidatëve, kanë gabuar me dorëzimin e dokumentacionit.

Lista e përzgjedhur nga KLP, përbëhet nga prokuroët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behat Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Kështu janë skualifikuar disa emra të njogur të prokurorisë, si Donika Prela, Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe të tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më lodhën pushimet”/ Aktorja seksi nuk ndalet me fotot provokuese, por i habit të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Pas një sezoni të suksesshëm në “Duplex”,  aktorja seksi Eliona Pitarka, ka nisur pushimet dhe ka postuar shpesh foto me rroba banjo duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Por me postimin e fundit, Eliona shprehet se është lodhur nga këto pushime, teksa pozon në breg të detit.

“Kthehu punes aty kalon me bukur se pushimet”, i shkruan një komentues ndërsa Eliona i tregon se mezi po pret.”Presim Shtatorin, taksirat me pushu dhe 1 muaj”, përgjigjet Eliona.

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending