Vasili-Ramës/ Mëso nga Austria, ik sa s’është vonë! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vasili-Ramës/ Mëso nga Austria, ik sa s’është vonë!

Publikuar

-

Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Duke iu referuar ngjarjes së sotme  në Austri, ku kancelari Sebastian Kurz dha dorëheqjen pas video-skandalit të përgjimeve ku ishte përfshirë zëvendësi i tij Heinz Christian Strache, i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptarë të mësoj nga homologët austriak.

Ik sa nuk është vonë shkruan Vasili.

Postimi i plotë

LEXO EDHE:  Rama në Londër/ Ironizon opozitën: Protestat, pjesë e paketave turistike

Meso or ti Edi Rama nga Austria.

Ik,ik shpejt sa s’eshte vone!!!

Austria shkon menjehere ne zgjedhje te parakohshme per shkak se ne 2017 zv.kryeministri kompromentohet ne nje pergjim.

Ik,ik me vrap Edi Rama se ty te eshte qelbur qeveria tej e tej nga i pari tek i fundit,me nje mal pergjime zyrtare,me trafiqe,me koncesione e me dreq e me te bir./CNA.al

Aktualitet

Patundshmëri në bregdet/ Etleda Çiftja e KPK, 20 vjet në kredi apo ka fshehur pasurinë?

Publikuar

-

By

Komisionerët e Vettingut të zgjedhur nga goglat e politikës, rezultojnë të pasur aq sa gjyqtarët e prokurorët.

Vetëm për dallim nga gjyqtarët dhe prokurorët, pasuria, aftësia profesionale dhe e kaluara e tyre nuk janë hetuar.

Një gjë e tillë vë në dyshim objektivitetin në vendimet që ata marrin.

Etleda Çiftja, është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në deklarimin e saj të pasurisë, sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pra ILDKPKI, rezulton se të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit, që është oficer garde.

Ajo ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 70.80 m2, në shumën 42,864 USD, patundshmëri pranë bregdetit të Kavajës,  arë me sipërfaqe 1450 m2, blerë me datë 10.07.2006, në shumën 300.000 lekë dhe arë me sipërfaqe 3440 m2, blerë me datë 10.07.2006 me vlerë  50,000 Euro.

Në fakt tokë arë, në zonën ku Çiftja deklaron se ka blerë pronat nuk ka më, pasi janë ndërtuar hotele, bare e restorante.

Çiftja nuk ka deklaruar ndonjë pronë të tillë, por është përgjegjësi e ILDKPKI-së që të hetojë në terren, pasi emërtimet shpesh nuk ngjajnë me ato që deklarohen.

Gjithashtu ajo ka deklaruar dy automjete, njëri tip Benz 203, prodhimi i vitit 2000, blerë me 23.04.2012 dhe po një tjetër Benz, 4 + 1, tipi 124 (200D), prodhimi i vitit 1985 , që ka kushtuar 250.000 Lekë.

Viti  2017 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 70.80 m2, në shumën 42,864 USD.

Kuota në Fondin e Investimeve, 5,900,000.00 lekë

Llogari Bankare e pagës dhe gjendje me 17.06.2017. Burimi nga të ardhurat e pagës si Drejtoreshë Ligjore pranë Shoqërisë, Devoll Hydropoëer Sh.A., në shumën 975.573.12 Lekë.

Arë me sipërfaqe 1450 m2, blerë me datë 10.07.2006

Burimi:Të ardhurat nga paga 300.000 lekë.

Arë me sipërfaqe 3440 m2, blerë me datë 10.07.2006 me vlerë  50,000 Euro.

Burimi:Kredi nga Banka Amerikane e Investimeve në shumën prej 35.000 Euro dhe të ardhura nga paga 15.000 Euro si Drejtoreshë Ligjore pranë Egnatia O.Albania.

Autoveturë e tipit Benz 203, prodhimi i vitit 2000, blerë me 23.04.2012 Burimi:Të ardhurat nga Paga 1.000.000 Lekë.

Autoveture e tipit Benz, 4 + 1. tipi 124 (200D), prodhimi i vitit 1985, blerë me 04.07.2005

Burimi:Të ardhurat nga Paga 250.000 Lekë.

Llogari Bankare, gjendje me 17.06.2017, në shumën 688.12 euro.

Burimi: Llogari për Pagesë Kredie me të ardhurat e pagës.

Llogari Bankare,  gjendje me 17.06.2017 në shumën 0.40 Leke

Burimi: Paga

Llogari Bankare, gjendje deri me 17.06.2017  në shumën 1,116.99 Lekë

Burimi: Bashkëshorti Dejvi Ciftja

Llogari Bankare  në shumën 80.304 Lekë

Burimi: Bashkështorti Dejvi Çiftja.

Llogari Bankare, gjendje deri me 17.06.2017, në shumën  5,628.88

Burimi: Bashkëshorti Dejvi Çiftja.

Drejtoreshë Ligjore pranë Shoqërisë Devoll Hydropoëer Sh.A — 17.06.2017, në shumën  2.947,226 Lekë.

Të ardhura/rimbursim nga siguracioni privat në shumën 117,330 Lekë.

Të ardhura të pritshme nga paga pas datës 17.06.2017, në shumën 1,640,707 lekë.

Te ardhura nga Paga e bashkëshortit Dejvi Çiftja, oficer pranë Drejtorisë së Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta.Garda e Republikes së Shqipërisë, Ministria e Brendshme, në shumën 372,903 Lekë.

Kredi për blerje toke arë, me sipërfaqe 3440 m2, me 29.09.2006,  në shumën 35.000 Euro me afat 20 vjet.

Gjendja me date 17.06.2017 në shumën 16,699.30 Euro

Shlyerja ka filluar 1 muaj nga tërheqja e shumës së kredisë 29.09.2006 dhe përfundon 29.09.2026,  me këst mujor 215 Euro.

LEXO EDHE:  Rama në Londër/ Ironizon opozitën: Protestat, pjesë e paketave turistike

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Llogari bankare, nga 17.06.2017 me balancë 1,156,405.12 Lekë dhe gjendje me 31.121017 – 1,701,649.

Burimi i kriiimit: Nga të ardhurat e pagës si Drejtoreshë  ligjore e shoqërisë Devoll Hydropoëer Sh.A, shtuar me 565,202 lekë.

Kuota në fondin e Investimeve. Gjendje Ilogarie deri me datë 31.12.2017

Totali i blerjeve – 5,900,000 Lekë, çmimi i kuotës – 1434.7936

Numri i kuotave -4,979.4118 lekë.

Vlera totale e kuotave – 7,144,428.18 lekë.

Llogari Bankare me balancë 688.12 Euro dhe gjendje me 31.12.2017 – 38436 euro

Pakësim në shumën 303.86 euro.

Llogari Bankare me balancë 80,304 lekë dhe gjendje me 31.12.2017 në shumën 7,848.66 lekë.

Burimi i Krijimit: Paga e bashkëshortit Dejvi Çiftja

Pakësuar me 72,45534 lekë.

Llogari bankare Kartë/ Krediti në vlerën limit 5000 Euro.

Te ardhura neto nga page si Drejtoreshë ligjore pranë shoqërisë Devoll Hydropoëer Sh.A. për periudhën parë fillimit të detyrës si Komisionere ( për periudhën Qershor 2017 + pagesat pushime teë pamarra), në shumën 1,639,868.77 Lekë.

Të ardhura neto nga paga për vitin 2017 si Komisionere pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga 17.06.2017 deri me 31.12.2017 , 1,576,256 lekë.

(Shenim: rroga e Dhjetorit është hedhur në Janar 2018 në shumen 288, 296 lekë dhe nuk është përfshirë në këtë deklarim)

Të ardhura nga paga neto për periudhën 17 Qeshor 2017 deri me 31 Dhjetor 2017 – si oficer pranë Drejtorisë së Mbrojtjes Personaliteteve të Larta, Garda e Republikës, Ministria e Brendshme, në shumën 399,665 Lekë.

Kredi për blerje toke Arë, me sipërfaqe 3440m2, me 29.09.2006 , në shumën 35,000 Euro, me afat 20 vjet.

Gjendja deri me 31 Dhjetor 2017 është 15,965.13 Euro

Shlyerja ka filluar 1 muaj nga tërheqja e shumës së kredisë 29.09.2006 dhe përfundon me 29.09.2016, me këst mujor 206.87 Euro

Janë shlyyer 19,034.87 euro dhe pashlyer 15,965.13 euro.

Viti 2018

Llogari bankare, nga 01.01.2018 me balance 1,701.649.91 lek dhe gjendje me 31.12.2018 – 61,957.66 lek

Burimi  nga të ardhurat e pagës si Komisionere pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pakësuar me 1,639,692.25 Lekë.

Kuota në fondin e Investimeve. Gjendje llogarie deri me datë 31.12.2018.

Çmimi i kuotes – 1,495.6624 Lekë.

Numr i kuotave – 4,614.4118 Lekë.

Vlera totale e kuotave – 6,901,602.23 Lekë

Totali i shlyerjeve -529,592.11 Lekë.

Totali i fitimit, bumbjes -99,111.31 Lekë

Pakësuar vlera totale e kuotave me 242,825.95 Lekë.

Dhe pakësuar numri i kuotave me 365 kuota.

Llogari Bankare, gjendje deri me 31.12.2018 me gjendje 299.39 Euro

Llogari bankare 0.40 Lekë.

Llogari bankare shtuar me 35 873 lekë.

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime për vitin 2018 si Komisionere prane Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga 01.01.2019 deri me 31.12.2018 , në shumën 3,536.564 lekë.

Të ardhurat nga paga e bashkëshortit Dejvi Çiftja për vitin 2018, pranë Gardës se Republikës nga data 01.01.2018 deri rne 31.12.2018- në shumën 812.481 lekë . Shuma e të ardhurave neto, 790.656 lekë.

Fitim neto nga shlyerja e 365 kuotave në shumën 82.544.60 Lekë.

Kredi per blerje toke Arë, me sipërfaqe 3440m2, me 29.09.2006 , në shumën 35,000 Euro, me afat 20 vjet.

Gjendja deri më 31 Dhjetor 2018 është 14.585.47 Euro.

Janë shlyer 2,431.92 Euro dhe pashlyer 14.585.47 Euro.

Kartë Krediti në vlerën limit 5000 Euro. Përdorur 2,498.54 Euro Shlyer 2,278.43 Euro, ndërsa pa shlyer 220.11 Euro./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nesër do të jetë shumë vonë”/ LSI i bën presion Ramës

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur për përgjimet e tjera që publikoi dje gazeta gjermane Bild.

Luan Rama tha se pas kësaj që ka ndodhur, qeveria duhet të tërhiqet menjëherë, në të kundërt revolta dhe zemërimi popullor do jenë të pamëshirshme.

“Tërheqja e menjëhershme e qeverisë sepse përndryshe revolta dhe zemërimi popullor do të jetë i pamëshirshëm përballa tyre që shkelin ligjin. Përgjimet e Bild provojnë drejtësinë dhe largpamësinë e opozitës.

Ajo që duhet të bëjë kryeministri është të jap dorëheqjen dhe të mos frymëzojë dhe të motivojë sjellje kriminale dhe të papërgjegjshme që ai i bën për të përligjur dhe justifikuar këtë flasitet.

LEXO EDHE:  “Hajdut, ke vjedhur …”/ Neritan Ceka shpërthen kundër Edi Ramës

Dje ai doli dhe na i shiti prap bisedimet për çeljen e negociatave si një fitore kur të gjithë e dinë se dështimi i negociatave është i gjithi faji i tyre.

Sot është koha, nesër do të jetë vonë, sepse Shqipëria nuk mund të marrë përsipër dhe të durojë këtë makabritet.” Ka thënë Luan Rama ndër të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rakipi tregon ndryshimin mes Ramës e Berishës/ Shqipëria nuk e meriton integrimin

Publikuar

-

By

Në emisionin “I Ftuari”, gazetari Ylli Rakipi bëri një analizë të shkurtër të dallimit, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij Berisha.

Për Rakipin ndryshimi është si “nata me ditën”. Ai shprehet se njerëz me rekorde kriminale vërtiteshin në PD, por nuk futeshin në zyrën e Berishës, ndërsa thekson se sot ata mund t’i gjesh në krye të bashkive.

“Berisha është njeriu që vuri një vulë të fortë në Shqipëri. Berisha ka ardhur mbi disa principe. Sigurisht ka dritëhijet e tij të fuqishme. Sali Berisha bën një rrugë, i cila mendohet se është vjedhur një pjesë, por rruga është atje nëse shkon. Ndërsa ky nuk bën asnjë vepër e na lë me breza në borxhe. Njerëzit me rekorde kriminale mund të vërtiteshin në Partinë Demokratike, por jo në zyrën e Berishës, as në Parlament nuk shkonin. Ky i kishte në Parlament, i ka në tryezë, i ka në krye të bashkive, njerëz që kanë ndërruar emra. Ky është si nata me ditën. Autoritarizmi i Sali Berishës është ballkanik, por Berisha ka 6 vjet që ka ikur, po o more me Sali Berishën mbaron këtu”, u shpreh Rakipi.

LEXO EDHE:  Rakipi tregon ndryshimin mes Ramës e Berishës/ Shqipëria nuk e meriton integrimin

Por çfarë do të ndodhë në tetor mbi negociatat? Sipas gazetarit Ylli Rakipi, ato nuk do të hapen. Ai thekson se Shqipëria nuk i meriton negociatat.

“Unë nuk kam një pritshmëri të mirë. Mundësia maksimale është të mos hapen.

Shqipëria nuk ka nevojë për negociata, për çfarë mund ta ndihmojnë këto negociata?! Unë nuk e kuptoj.

Ky vrapim i çmendur është si fotografitë që kanë bërë liderët para zgjedhjeve.

Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave, për shkak të kthimit në një narkoshtet, kalimi i vendit në duart e 10 vetave, ti anëtarësohu edhe në një planet tjetër, por do të ishte pa lidhje”, u shpreh Ylli Rakipi.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Close