Connect with Us

Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

Aktualitet

Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

Publikuar

-

Rama dhe basha

Nga Ben Andoni

Ka një seri të drejtash në gjërat që artikulon sot Opozita, kuptohet duke lënë ato të cilat i kërkon me hekur e me zjarr dhe anatemën fyese. Padrejtësia sot është kudo. Ka veç një të drejtë themelore nga ana e maxhorancës, sot, që zgjedhjet të bëhen në afatin e duhur. Deri më tani, Kushtetuta është arnuar saqë të vjen siklet ta përmendësh, ashtu si kanë vepruar të dy palët me të, kur i është dashur të fitojnë avantazh në zgjedhje. Këtë herë duket se kryeministri Edi Rama duhet ta mbyllë mandatin, paçka se zgjedhjet e mëdha duken afër, kurse zgjedhjet vendore duhen bërë në kohën e duhur. Arsyeja është e thjeshtë: Opozita e sotme dhe ajo e nesërmja duhet të mësohen me rotacionin normal dhe me rregullat e lojës. Kurse njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për zgjedhjet e tyre të tipit Nano, Berisha, Rama, Basha. Sa më shumë harrojmë aq më shumë e pësojmë.

Nëse Opozita nuk do futet në zgjedhje dhe gjasat duken të tilla, atëherë PD-ja dhe aleatët e saj do vuajnë shumë një zgjidhje, që u bë jo me logjikë por me emocion. Mund të artikulohen shumë gjëra ndaj maxhorancës, kundër të huajve dhe strukturave që monitorojnë zgjedhjet, por një gjë nuk mund të falet: Kontrata me njerëzit është për katër vjet. Nëse nuk e plotëson atëherë duhet të marrësh me vete pasojat.  Mjerë ti që e bën, më mjerë ata që të besojnë. Pasojat për opozitën do jenë realisht të mëdha, pikërisht dhe prej faktit që nuk po i përgjigjet lojës së thjeshtë të demokracisë. Mbi të gjitha nuk po përgatitet në kohën e duhur për ndryshimin.

Është e tepërt të besosh se Edi Rama do të vazhdojë më pas këtij mandati. Është për të ardhur keq zhgënjimi prej tij dhe sidomos gjuha e përdorur nga kryeministri shqiptar. Njeriu që pretendonte se do të ishte zëri i popullit dhe lideri i të Majtës, tregoi se mori një vend që nuk i takonte thjesht prej paradokseve të kohës dhe mënyrës sesi zgjidhen sot njerëzit. Veçse tërheqja e tij, shumë i përmendin shpesh ato, do të jetë vrastar për PS-në, që pas tij do t’i duhet kohë e gjatë të gjejë veten. Megjithatë ky moment do të jetë i pamëshirë jo vetëm për të por edhe për të gjithë të Majtën, që besoi se ky njeri ishte i duhuri për vendin. Njerëzit e thjeshtë të PS-së janë njësoj të zhgënjyer, paçka se tërheqja e Ramës në këto momente do t’i kthej shumë pas.

Zgjidhja e palëve është një: Të marrin pjesë në zgjidhje dhe në vend të merren me Borschardt dhe Vllahutin, të mësojnë sesi Shqipëria mund të jetë demokratike. Është e thjeshtë edhe pse palët e paraqesin sikur po bëjnë një mundim të stërmadh për të na përfaqësuar dhe sesi u dhemb për zgjedhjet. PD dhe LSI po dëmtojnë jashtëzakonisht veten, kurse PS-ja po bëri flirte do marrë rrugën që ka nisur opozita e sotme./CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. t

    19 Maj, 2019 at 6:21 pm

    Terheqja e rames eshte fundi i rilindjes dhe jo i ps o koqe

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE