LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kujton marrëveshjen e 17 majit/ I shtrin dorën sërish Bashës

18 Maj 2019, 09:45, Aktualitet CNA
Rama kujton marrëveshjen e 17 majit/ I shtrin dorën sërish

Kryeministri Edi Rama ka risjellë sërish sot në vëmendje marrëveshjen e arritur dy vite më parë, me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Rama, në një takim që zhvilloi sot me kandidatët e PS për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, tha se marrëveshja e 17 majit nuk funksionon.

Por, sërish Rama nuk ka sulmuar kren e PD-së, Lulzim Basha, por akuzat i ka drejtuar ndaj ish-kryeministrit Berisha.

?Ajo marrëveshje nuk funksionin sepse ajo parti ka ndryshar qimen, por jo zakonin, zakoni është Berisha, ndërsa qimja është Luli?-tha Rama.

Më tej, ai paralajmëroi opozitën, e cila sipas tij ?Nuk ka asnjë shanc të sfidojë PS-në dhe qeverisjen socialiste?.

Po ashtu ai tha se ?Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshëm, marrjen e pushtet nëpërmjet shfaqjes më vulgare, ndërkohë që Shqipëria është pjesë e NATO-s, ka statusin e vendit kandidat, që pret hapjen e negociatave  me BE?.

Por, Rama pavarësisht se e pranoi vetë që marrëveshje nuk funksionon, i ka zgjatur sërish dorën Lulzim Bashës, për t?u ulur në dialog, por pa shkelur Kushtetutën.

? Jam i gatshëm të ulem me Bashën në çdo moment, por kushte nuk ka. Ne na takon të respektojmë Kushtetutën, ne me të drejtën për të hyrë në zgjehdje, dhe ata për të mos u futur në zgjedhje, gjë të cilen nuk ia uroj askujt jo më Lulzimit?-tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga