LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesë e dosjes 184?/ Rama mohon përgjimet, gjuhë e një mësuesi nate

18 Maj 2019, 09:36, Aktualitet CNA
Pjesë e dosjes 184?/ Rama mohon përgjimet,

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot akuzat e opozitës, sipas të cilave emri i tij del në përgjimet e dosjes 184.

Gjatë një takimi që zhvilloi sot me kandidatët e PS, për kryetar komunash dhe bashkish, Rama e ka cilësuar fyerje një akuzë të tillë, pasi sipas tij ajo që shfaqet në përgjime nuk është gjuha e tij.

?Nxorën edhe disa përgjime. Një rrjesht i vënë në gojën time, që nuk është gjuha ime. Kjo është fyerje për mua, ajo është gjuha e një mësuesi nate.?-tha Rama.

Ndërsa sa i takon zgjedhjes së Kryeprokurores së Përkohshme, Rama tha se ? Zgjehdje e Prokurores së Përgjithshme qenka kapje për fytje e drejtësisë, paçka se Reforma në Drejtësi mbështetet nga ndërkombëtarët. Shporrja e të korruptuarve qenka kapje e drejtësisë?.

Gjithashtu Rama ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa tha se ?Paskan zbuluar se unë i kam vjedhur zgjedhjet ndërkohë që Luli flinte?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga