LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në zgjedhje dhe pa kundërshtarë”/ Rama sfidon hapur opozitën

18 Maj 2019, 09:19, Aktualitet CNA
“Në zgjedhje dhe pa kundërshtarë”/ Rama sfidon hapur

Kryeministri Edi Rama, ka dalë sot në një deklaratë për shqyp në kudër të takimit me kandidatët për kryebashkiakë dhe për kryetar komunash, në zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama tha përsëri se zgjedhjet do të mbahen në datën 30 qershor edhe pse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Ka shumë qytete dhe komuna ku për fat të keq, tha Rama, do të kenë vetëm një kandidat por ?sidoqoftë do të ketë fushatë, madje një fushatë intensive?, ka shtuar Kryeministri duke sfiduar hapur opozitën.

?Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, dhe nuk është një datë e zakonshme por është data e përcaktaur sipas Kushtetutës për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Oferta jonë e kandidatëve është e plotë, 61 kandidatë, gjysma gra e vajza dhe gjysma burra e djem.

Oferta elektorale e botës politike të vendit nuk është e plotë. Në vend të një humbje me nder në këtë garë zgjedhore ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, zgjodhën rrugën e një disfate me qeder për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë. Nuk garuan nga frika e përballjes me ne.

Një pjesë e bashkive nuk do të ketë më shumë se një kandidatë. Por sidoqoftë do të ketë fushatë, madje një fushatë intensive.

Do t?i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona. Edhe në ato Bashki ku ka vetëm një kandidatë, objektivi ynë do të jetë të realizojmë numrin më të madh të kontakteve njerëzore që është realizuar ndonjëherë.

Opozita e deridjeshme parlamentare është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme të së shkuarës duke sjellë për shqiptarët hijen e frikës për rënien e institucioneve  Politika e pengmarrjes së procesit demokratik dhe të vet shtetit.? tha kryeministri Rama në fjalën e tij./ CAN.al

Lajmet e fundit nga