LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi për të prishur zgjedhjet/ Rama bën apelin e fortë

18 Maj 2019, 09:49, Aktualitet CNA
Kërcënimi për të prishur zgjedhjet/ Rama bën apelin e

Kryeministri, Edi Rama foli sot para mediave gjatë takimit me kandidatët për kryetarë bashkie dhe kryetar komune, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Rama tha se nuk ka asnjë shumicë parlamentare që ka bërë më shumë për ta bërë të ndihet mire pakica parlamentare, duke iu referuar kështu opozitës.

Ndër të tjera Rama shtoi se zgjedhjet nuk janë kinema ku mund të shkohet i shoqëruar prandaj në zgjedhje do të shkohet pa opozitën sepse sipas tij, ky është një detyrim kushtetues.

Kryeministri Rama ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata që mund të kërcënojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke thënë se “nuk ia vlen të digjesh për politikën më kriminale”.

“Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE.

Dosjet e Prokurorisë duhet të zvbërthehen deri në fund.  Të shkojnë në burg të gjithë ata që vjedhin vota po kush do ta bëjë këtë, qeveria e kapsollave?

Nuk mund të kalojmë nga Reforma në Drejtësi drejtë një funerali të drejtësisë që po fundoset nën tingujt e ngjirur të himnit kombëtar. Pas humbjes së merituar të zgjedhjeve të kalaura u kthye te receta e vjetër duke përdorur dhunë rrugore në vend të alternatives zgjedhore. Ne nuk zbrasim të tonën dhe të mbushim të tyren, as nuk bojkotojmë zgjedhjet.

A do shkoni vetëm në zgjedhje, pyesin ata. Zgjedhjet nuk janë kinema që nuk shkohet i pashoqëruar por një detyrim kushtetues dhe moral. Kush janë këta mësuesit e natës që ngrenë këto pyetje në jerm.

Të gjithë do ta kuptojnë se çfarë marrëzie vetëvrasëse është të mos hysh në zgjedhje. Nëse ka një shumicë në Parlament që ka bërë për opozitën është kjo shumicë, për ta bërë të ndihet mirë. Kjo parti ka pagaur një çmim jo të vogël qasjes ndaj asaj partie. Ajo parti na ka lënë të dergjemi 23 ditë në Bulevard.? tha Rama. / CNA.al

Lajmet e fundit nga