LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Janë boll 30 vjet”/ Rama kapet me Berishën

18 Maj 2019, 09:23, Aktualitet CNA
“Janë boll 30 vjet”/ Rama kapet me Berishën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kandidatët e Partisë Socialiste për kryetar bashkish dhe komunash që garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Por, në fajlën e tij para kandidatëve, kreu i qeverisë nuk është kursyer ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Berishës, ndërsa u shpreh se janë boll 30 vite që ky vend mbahet peng.

?Janë boll 30 vjet që ky vend të mbahet peng nga një person që plaket keq dhe që ka masakruar Gjuhën Shqipe si mos më keq.

Janë boll 30 vjet që ky vend thith gazin e prodhuar nga urrejtja klasore e partisë së punës që e importoi në PD në formën e një urrjejtje të verbër dhe çuditi botën me djegie mandatesh parlamentare.

Janë boll, 30 vjet që një njeri i cili si djegu Shqipërinë, vrau e plagosi protestues dhe sot kërcënon popullin nga tmerri i takimit me drejtësinë.

Janë boll 30 vjet ngritje e rënie.

Janë boll 30 vjet që në 30 qershor të ndalim këtë periudhë jetës sonë dhe çdo qytetar që nuk do më zjarr, cdo zgjedhës të vendosë vetë për bashkinë e tij e ti japë fund kësaj sëmundje kronike.?-tha Rama.

Gjithashtu ai tha se ?nuk mund të vazhdojmë edhe 30 vjet në vurbullen, që mbrapshtirat i paguan populli

Kështu nuk do të ketë kurrë një Shqipëri si gjithë Europa.?.

Kreu i qeverisë më tej, theksoi se 30 qershori do t?i vendosë kufirin cdo politikani i cili mund të protestojë në emër të popullit, por nuk mund ta zëvëndësojë popullin apo ta marrë peng me kapsolla, për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur nga populli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga