LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inspektorët e AKU-së zbarkojnë në “Conad”/ E frikshme çfarë zbulojnë

18 Maj 2019, 13:39, Aktualitet CNA

Rrjeti i njohur i marketeve ?Conad?, është bërë së fundi pjesë e denoncimeve të mediave për shitjen e produkteve ushqimore të skaduara, që janë jashtëzakonisht të dëmshe dhe të rrezikshme për organizmin e njeriut, edhe fatale.

Conad u denoncua, sesi në periudhën më të nxehtë të vitit, u shiste klientëve të saj djath të skaduar, më pas një tjetër denoncim ka arshur në gazetën tonë për kërpudhat jashtë afatit për konsumim.

Abuzimet e ?Conad? me klientët e saj, jo vetëm që janë sistematike, por me sa duket përgjegjësia për shëndetin e konsumatorëve është nën nivelin zero, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre e sidomos më të vegjëlve, që sistemin imunitar e kanë edhe më të brishtë.

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme dhe ndërgjegjësimit të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, inspektorët e saj kanë zbarkuar në marketet ?Conad?, por ajo që kanë zbuluar aty, ishte vërtetë e frikshme.

Kilogram të tëra mish e sallam, që shiteshin jashtë afatit të skadencës, produkte anonime që nuk mbanin sistemin e gjërmueshmërisë, etj. Për këtë ?Conad? është gjobitur 15 milion lekë.

E tmerrshme se si rrjeti i marketeve ?Conad? tregëton produkte të skaduara klientëve të saj, edhe pse ata paguajnë çmime të kripura për garancinë e këtij produkti, i cili presupozohet të jetë i kontrolluar dhe jo i rrezikshëm për shëndetin e tyre.

KUJDES/ A e dinit se produktet e mishit nuk duhen konsumuar kurrë pas afatit të skadencës?

Dëgjojmë kaq shumë lajme për E. coli dhe Listeria-n, baktere që gjenden në mishin e përpunuar të sallamerive. Këto baktere janë të përhapura në mishin e përpunuar edhe kur është i paprerë, edhe kur serviret në feta.

Si rregull, këto ushqime nga mishi i përpunuar është mirë të konsumohen brenda tri ditëve nga data e blerjes. Në asnjë rrethanë nuk duhet të hani ushqime me bazë këtë mish, që janë më shumë se një javë të vjetër.

Bakteri Listeria është veçanërisht e rrezikshme. Helmimi që ajo shkakton mund të jetë fatal në raste ekstreme.

Nga pikëpamja e përgjithshme, është ndoshta më mirë të rrini larg nga mishi i përpunuar i sallamerive, pasi në këto produkte ka një nivel të lartë të nitrateve.

Nitratet lidhen me një listë të gjatë të problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe disa forma të kancerit./Ekskluzive.al

 

Lajmet e fundit nga