LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Familje kriminele!”/Zvicerania akuzon sërish Loredanën dhe vëllezërit e saj

18 Maj 2019, 12:25, Lifestyle CNA
“Familje kriminele!”/Zvicerania akuzon sërish Loredanën

Gazeta zviceriane ?Blick? shkruan se në rastin e Petra Z, Loredana ka përfshirë të paktën tre vëllëzër të tjerë.

Në fillim ishte vëllai i madh i Loredanës ai i cili e kontaktoi zviceranen dhe i kërkoi para për ?nënën e sëmurë?, duke i marrë asaj 200.000 franga.

Kur shtetësja e kuptoi që nuk kishte për t?i marrë paratë mbrëpsht, atëherë Loredana e cila u hoq si Anna Landmann, i ofroi ndihmë si avokate.

Petra e pagoi 700.000 franga për depozita dhe tarigat ligjore, prej të cilave 5900 franga i dërgoi tek vëllai i saj i dytë.

Kur Petra filloi të dyshonte, hyri në mes edhe vëllai tjetër i Loredanës, i cili përmes dhjetra mesazheve telefonike i premtoi asaj që së shpejti do t?i merrte paratë.

Sipas burimeve të ?Blick?, ky person është deportuar nga Zvicra, ai tani jeton në Francë dhe nuk i lejohet të hyjë në Zvicër, por çifti zviceran deklarojnë se pavarësisht ndalimit ai shpesh vjen në Zvicër.

Një tjetër vëlla i reperes thuhet se ka probleme me ligjin:

?Asaj i pëlqen ta portretizojë veten si repere e pasur, shfaqet në video me makina luksoze dhe fotografohet me veshje të brendeve?, shkruan ?Blick?.

Loredana është e vetmja nga familja që po hetohet dhe vëllezërit e saj duket se janë në rregull me drejtësinë, për momentin./Burimi:express

Lajmet e fundit nga