Connect with Us

Denoncimi i Pjerin Ndreut/ Ju tregoj si vidhen fondet në Bashkinë e Lezhës

Aktualitet

Denoncimi i Pjerin Ndreut/ Ju tregoj si vidhen fondet në Bashkinë e Lezhës

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Socialiste,  Pjerin Ndreu, tashmë kandidat për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet vendore, ka hedhur akuza të forta teksa deklaroi se në Bashkinë e Lezhëz vidhen fondet.

‘E lamë me 500 mln lekë të vjetra në arkë, ndërsa sot është e zhytur në borxhe, i bën lekët e lezhianëve rrush e kumbulla” theksoi ai në studion e emisionit “Kjo Javë”.

“Të ardhurat vendore, merren e bëhen rrush e kumbulla, nga një bashki me një zullum skandaloz që e ka cuar qytetin në një qytet të mërzitshëm, pa investime, dhe vetëm interesat e lezhianëve nuk i përfaqëson. PS ka 3 mandate që nuk drejton Lezhën, e lamë me 500 mln lekë të vjetra në arkë, ndërsa sot është e zhytur në borxhe, i bën lekët e lezhianëve rrush e kumbulla. Kemi denoncuar e po vijojmë me grupet e interesit në vazhdimësi janë shokuar kur kemi nxjerr të dhëna se c’bëhet në atë bashki.” -tha Ndreu, ndërsa theksoi se këto janë të dhëna zyrtare që s’mund t’i mohojë askush.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me taksat/ Shqipëria rrezikon të hyjë në listën e zezë të BE

Do përshtasim një bashki me një strukturë eficente që i përgjigjet shërbimeve, Do ndryshojë koncepti i bashkisë. Nëse do e bëjmë si bashki ku gjithë fisi im do hyjë aty, apo ku emigrantë marrin rrogë aty, le të themi që do e bëjmë sipërmarrje private, sikundër është aty. Kjo kohë do të marrë fund”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE