Aktualitet
Deklarata e fortë e Hajdarmatajt/ “Dako s’duhet thirrur në Prokurori”

Për pesë ora rrjesht kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të rënda nga prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.
Dako,mësohet se është pyetur në lidhje me hetimet e dosjes tashmë të famshme 339.
Emri i Dakos ka dalë në përgjime, të cilat pretendohet se janë realizuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.
Mbi bazën e këtyre përgjimeve, Dako është akuzuar në vijimësi nga Opozita si i përfshirë në shit-blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.
Hetimet të cilat tashmë njihen si dosja 339 kanë nisur nga ish drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj
CNA.al kontaktoi me prokurorin Hajdarmataj për ta pyetur se përse ka pastur zvarritje në hetime dhe përse nuk e ka thirrur më herët Dakon për ta marrë në pyetje.
Sipas Hajdarmatajt Dako s’ka arsye të thirret në Prokurori pasi nëse ka bërë vepër penale duhet të shkojë në burg.
“Dako s’ka arsye të thirret në Prokurori nëse ai ka kryer vepër penale duhet të shkojë në burg jo të thirret pesë orë në prokurori. S’ia kam idenë fare për çfarë është thirrur por në gjykimin tim nëse një person që është i akuzuar për diçka s’ke nevojë fare ta thërrasësh në prokurori”,-tha Hajdarmataj për CNA.al.