LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai futen në probleme, ja ç’do ndodhë sot

18 Maj 2019, 07:38, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai futen në probleme, ja

Anika frikësohet pasi dikush ndodhet në shtëpi. Shivai denoncon në polici Mishrën për korrupsion. Shivai kthehet në shtëpi dhe e gjen Anikën të frikësuar. Ajo i tregon që dikush ndodhet në shtëpi. Shivai dhe Anika kërkojnë për gruan misterioze por ajo ja mbath. Shivai gjen një mace dhe qesh me Anikën. Anika mërzitet pasi i mungon familja. Shivai e bën të lumtur Anikën duke kërcyer. Ata vendosin ta mbajnë macen dhe e mirëpresin pjesëtaren e re të familjes. Gori telefonon Anikën dhe i tregon që shtëpia është ndarë në dy pjesë. Shivai futet në probleme me Karlosin pasi ai pretendon se zotëron tokën e Shivait.

Karlos sfidon Shivain me një lojë kriketi. Shivai fiton dhe largohet krenar. Texh vendos të hedhë çdo gjë të Shivait. Om dhe Rudra mbrojnë Shivain dhe i kujtojnë Texhit sa shumë Shivai ka bërë për ta. Anika shkon të kërkojë Shivain dhe përballet me Karlosin. Karlos dhe banditët sulmojnë Anikën. Ajo ja mbath prej tyre por rrëzohet dhe përplas kokën. Anika kthehet në shtëpi dhe Shivai tronditet kur e sheh me dorën e vrarë. Shivai shkon dhe zë tokën duke e inatosur më keq Karlosin. Anika nxjerr barrela nga ambulanca dhe Shivai kërcënon Karlosin se do përfundojë në spital. Shivai rreh Karlosin dhe banditët. Karlos i gjuan Shivait në befasi prapa kokës. Anika tronditet.

Lajmet e fundit nga