Barcelona provokon rëndë Spanjën/ Ja çfarë fanelle do të mbajë në “El Clasico” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Barcelona provokon rëndë Spanjën/ Ja çfarë fanelle do të mbajë në “El Clasico”

Publikuar

-

Barcelona në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve sportive “Nike” kanë vendosur të dizenjojnë një fanellë të veçantë që do të përdoret në ndeshje të mëdha apo me ndikim të veçantë. Uniforma mban ngjyrat e flamurit katalanas.

Është e verdhë dhe në pjesën e përparme përshkohet nga katër njolla të kuqe. Sipas “Sport.es” katër njollat simbolizojnë gishtat e lyer me gjak e më pas të vënë mbi mburojën e tij të heroit dhe themeluesit të vendit, Guifre El Pilos. Nga imazhi i këtij luftëtari është frymëzuar edhe vetë flamuri i Katalunjës.

LEXO EDHE:  Zbulohet numri i fanellës së Hazard te Reali/ Një numër historik

I sigurt është fakti se blaugranët do e veshin këtë bluzë në njërën nga klasiket kundër Realit të Madridit dhe me shumë mundësi në “Santiago Bernabeu”. Uniformat e ekipit katalanas akoma nuk kanë dalë në shitje. Fanellat e para me stilin e uniformës kroate varen në stendat e dyqaneve “Nike” nga 4 qershori. Ndërkohë nuk dihet akoma se kur do të dalë në shitje kjo uniformë me ngjyrat e flamurit katalanas.

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Grida Duma zbardh skenarin

Publikuar

-

ish deputetja e pd-se grida duma

Ish deputetja e PD, Grida Duma, në emisionin “Mbrëmje në ABC”, ka folur për aksionin më të fundit opozitar në bashkitë e djathta, ku ka pasur përplasje mes militantëve dhe policisë.

Sipas saj, PD nuk ka bërë asgjë më shumë në këtë rast, se misionin e saj për të sjellë institucionet në vend.

E pyetur për protestën e opozitës, që do të mbahet më 21 qershor, Duma ka thënë se protestat kanë qenë gjithmonë qëndresë, duke nënkuptuar kështu se do të jetë në vazhdën e protestave të kryera.

“Asnjëra nga protestat nuk pasur gjë tjetër, veçse qëndresë. Në momentet që është spekuluar për dhunë, unë e mendoj se ka pasur thirrje për të drejtat e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Zbulohet numri i fanellës së Hazard te Reali/ Një numër historik

Çdo shashkë e hedhur është brenda kufirit të asaj që ndodh edhe në vende më demokratike se Shqipëria. Unë e mirëkuptoj pozicionin e ndërkombëtarëve, nuk pres që ta thonë ‘bëni revolucion’ apo ‘tregohuni të ashpër’. Pozicioni i tyre kërkon ruajtjen e stabilitetit në vend. Sa i përket protestës nuk ka asnjë kthim pas, pa realizaur piketat e vendosura”, është shprehur Duma.

Ish deputetja nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kritikoi dhunën e përdorur në Shkodër dhe djegien e materialeve zgjedhore.

“Skam bërë asnjë koment për asgjë, për atë që kanë bërë ish funksionarët e PD, Mendoj që këtë duan ta bëjnë qytetarët”, ka thënë Duma./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Raporti/ Zbulohen mediat pro ruse në Shqipëri

Publikuar

-

By

Raporti “Disinformimi anti-NATO në Ballkanin Perëndimor”, me autore eksperten britanike, Olivia Griffiths, e cila bashkëpunon me Qendrën e Komunikimit Strategjik të NATO-s, i financuar nga “Konrad Adenauer Stiftung” ka nxjerrë se cilat janë mediat pro ruse në Shqipëri.

Është e mundur të identifikohen disa kanale dhe modele që përdoren për disinformimin anti-NATO në vendet e analizuara. Shumica prej tyre janë të dukshme në Malin e Zi, ku arrihet informacioni anti-NATO me rezonancë më të madhe me një audiencë më të gjerë, siç u përmend më parë.

Megjithatë, edhe në Shqipëri dhe në Kroaci, ku ka politikë të zakonshme opinionet janë mbështetëse ndaj NATO-s, dezinformimi anti-NATO mund të gjendet në disa hapësira të mediave.

Aktorët kryesorë dhe kanalet që shpërndajnë informacion kundër NATO-s përfshijnë:

Mediat serbe të cilat zakonisht shpërndajnë shkrime anti-NATO-s dhe kanë influencë në pjesën më të madhe në Ballkanin Perëndimor në vende serbishtfolëse (veçanërisht në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një pjesë të Kosovës dhe Kroacisë).

Platformat e Medias online që përhapin qëndrim anti-perëndimor edhe pse të mbështetura në fakte false  ose teori konspiracioni për shembull in4s.net, Slobidacg.me, Sedmica.me në Mal të Zi, gazetadita.al, faxweb.al, gazetaimpact.com, sot.com.al, oranews.al dhe lapsi.al në Shqipëri dhe disa media online pro ruse në Kroaci siç janë: Novisvjetskiporedak.com or Logično.com.

LEXO EDHE:  Neymar ia bën të qartë PSG-së/ Dua të kthehem në shtëpi

Mediat ndërkombëtare ruse me gjuhë lokale siç është Sputnik Serbija, që është një nga platformat online dhe një nga radiot në gjuhën serbe e cila kanë një atribut edhe në mediat sociale. Një tjetër platform ruse, Russia Beyond, përcjell çdo javë dhe muaj suplemente nga mediat e Malit të Zi. Kjo platformë ka zhvilluar dhe një rrjet të gjerë social dhe gjithashtu një aplikacion që është në dispozicion në gjuhën serbe, kroate dhe maqedonase dhe po fiton shumë popullaritet.

Rrjetet sociale, veçanërisht Facebook, e cila është platforma më e njohur në të gjitha shtetet, por edhe të tjera si Youtube dhe Tëitter.

Disa influencues kundër NATO-s, si politikanët populistë me axhendë anti-NATO, udhëheqësit fetarë dhe aktivistë kanë faqe në Facebook me një numër më të lartë ndjekësish në krahasim me politikanët e qeverisë kryesore./CNA.al

NATO-Media-Albania

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“O maaa, e dogjën shkollën”/ Bledi Mane tallet me aksionin opozitar

Publikuar

-

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar aksionin opozitar  të ndodhur së fundi në disa nga bashkitë e djathta, ku militantë të PD janë konfrontuar me policinë dhe kanë djegur materialet zgjedhore, në shkollat që po kthehen si KZAZ.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane e quan vënien e flakëve si zjarrin e injorancës talebaneske, teksa ngre disa pikëpyetje në kokën e një fëmijë 7 vjeçar, që është dëshmitar i asaj çfarë ndodh në vend.

Postimi i plotë

O maaaaa, e dogjën shkollën…!
U thye xhami i dritares andej nga hyn drita e diellit por në vend të diellit skuqi flaka e një zjarri të vogël që u përplas te banga ime. Në fillim zjarri kafshoi abetaren, pastaj fletoren e detyrave të klasës. Flakët u përhapën deri poshtë e bashkë me çantën e shkollës mu dogjën stilolapsat, lapsat me ngjyra, librat e tjerë. Mu dogj edhe buka që kisha marrë me vete që nuk e hëngra në pushimin e madh. Mes flakëve të kuqe shikoja tek përcëlloheshin dhe shkrumboheshin gërmat e abetares, figurat ilustruese, numurat e matematikës, kujtimet e mia fillestare, lojërat.
Ndërsa era e bukës së djegur depërtoi nëpërmjet vrimave të hundës dhe më mbeti si gulç në fyt, flaka e librave që digjeshin nga zjarri i injorancës talebaneske më mbeti njollë në tru.
O maaa, o mami është më keq kur djegin pyllin, shkollën apo kur djegin fëmijërinë tonë?
Zjarrfikēset erdhën, shuajtën zjarrin te shkolla por zjarrin brenda kokës time ende qëndron i ndezur.
Megjithëse jam një djalë i vogël 7 vjeçar dua ta di:
-Kur të rritem të bëhem zjarrvënës apo zjarrfikës?
Cili prej këtyre dy profesioneve ofron më shumë lekë o maaaaaaaaaa?!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

Close