LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta të ish deputetes/ “Showmani me lopatë në dorë ka marrë peng Tiranën”

18 Maj 2019, 14:19, Aktualitet CNA
Akuzat e forta të ish deputetes/ “Showmani me lopatë në

Ish deputetja demokrate, Oriola Pampuri në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pampuri e ka quajtur Veliajn një shoëman me lopatë në dorë që ka ma rrë peng Tiranën.

Sipas ish deputetes, Veliaj në kulmin e varfërisë së qytetarëve organizon festivale me bojëra e me të ftuar që paguhen me shuma marramendëse.

Më tej Pampuri i ftoi qytetarët të mblidhen të gjithë bashkë dhe të largojnë kastën e hajdutëve.

Postimi i plotë:

Qytetaret nen varferi, e kryebashkiaku i G..99 organizon festa me cmime marramendese.

Tiranen e ka marre peng nje showman, me lopate ne dore, i cili ne sheshin me te shemtuar e me te shtrenjte, mbjell ferra, e ne kodra e rrethina te Tiranes mbjell fidane, per te cilet ka bere nje tender, parate e te cilit sot jane ne xhepat e tij e te disa miqve te tij, ndersa shumices se fidaneve u ka humbur fara. Nga ana tjeter me urdher te kryeministrit te fantaksur, dhe nen gjurmet e tij vijon betonizimin dhe kullezimin e Tiranes, duke e shnderruar kete qytet te bukur ku u lindem e u rritem ne me te shemtuarin ne Europe.
E si per t’i hedhur hi syve banoreve te Tiranes, organizon festa e festivale me bojera, e me te ftuar per te cilet paguhen me shuma marramendese Por betejen me qytetaret e Tiranes e ka te humbur, te cilet i trajtoi si placke te interesave te tij e klienteve te tij.
Ben sheshe me ferra e pllaka tualeti kur per cerdhet e kopshtet ben fasaden per te mbuluar kalbesiren brenda, kur Tirana ka mjetet dhe infrastrukturen rrugore me te rrenuar ne Ballkan, ku parqet e gjelberuara nuk arrijne as normen minimale per banore, ku kaosi prevalon ne 24 ore, ne nje kryeqytet lehtesisht te menaxheshem, por nga mungesa e deshires taksat e qytetareve te Tiranes keqperdoren. A mundet te besh shoë perballe qytetareve te varfer, te papune, te cilet presin rradhen neper ambasada si 30 vite me pare, per tu larguar nga ky vend, perballe pacienteve qe nuk kane ilace dhe kushte ne spitale, perballe mjekeve me te cilet tallet e i shantazhon cdo dite, e pensionisteve qe pensioni nuk u del as per ilace, apo studenteve qe lene studimet pasi nuk perballojne tarifat. Besoj keta keni ftuar ne organizimin e sotem? Por te gjithe keta e vetmja gje qe mund te bejne eshte te mblidhen te gjithe bashke e te largojne kasten tuaj te diletanteve e hajduteve, qe pervec vjedhjes se parave te taksapaguesve nuk diten te bejne gje tjeter.
Qytetare refuzojini, ngrihuni per t’i dhene goditjen e fundit. Ditet e tyre jane te numeruara, shqiptaret e kuptuan planin e neobllokmeneve, epoka e tyre duhet te marre fund nje here e pergjithmone./CNA.al

Lajmet e fundit nga