LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizitë në Britani/ Basha takon Kreun e Partisë Konservatore

17 Maj 2019, 10:31, Aktualitet CNA
Vizitë në Britani/ Basha takon Kreun e Partisë Konservatore

Kreu i PD-së,  Lulzim Basha ndodhet në Britaninë e Madhe bashkë me një delegacion nga ku po zhvillon disa takime të rëndësishme.

Basha u prit në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, Kryetari i PD nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Lewis.

Kreu i PD-së tregoi mirënjohjen e tij kundrejtë Lewis për mbështetjen që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.

Ndër të tjera Basha u shpreh i vendosur për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga