Connect with Us

“Të këqijat merren vesh shumë shpejt”/ Robert Berisha flet për ndarjen nga Nora

Aktualitet

“Të këqijat merren vesh shumë shpejt”/ Robert Berisha flet për ndarjen nga Nora

Publikuar

-

Çifti i njohur i showbizit Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë komentuar kohët e fundit nga mediat rozë për një ndarje.

I ftuar në emisionin “Gjesi” këngëtari Robert Berisha ka folur rreth kësaj teme duke u shprehur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por edhe nëse do të ndodhte nuk ka asgjë që nuk është normale.

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale.”- është shprehur këngëtari.

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”- e pyet moderatorja.

LEXO EDHE:  Vendet e pasura duhet t’i ndajnë vaksinat me të tjerët, para se të jetë tepër vonë

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull.”- është përgjigjur Roberti.- “A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit.”- ka thënë ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt” në fundjavë/ Gjobit mbi 1 mijë qytetarë

Publikuar

-

Nga

Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1231 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1227 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  +18/Pas ndarjes provon 7 burra brenda javës, 24-vjeçarja tregon eksperiencën e saj

LEXO EDHE:  Pas 3 vitesh martesë, këngëtarja e famshme konfirmon ndarjen

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Raundi i parë i negociatave Turqi-Greqi/ Përfundon pas tre orësh takimi

Publikuar

-

Nga

Përfundon pas 3 orësh takimi mes Turqisë dhe Greqisë për bisedimet në lidhje me çështjen e detit

Takimi ishte joformal teksa pala greke drejtohej nga ambasadori Pavlos Apostolidis kurse ai turk nga Sedat Onal. Zëdhënësi i qeverisë greke, Christos Tarantilis ka deklaruar se po bëhen përpjekje për të gjetur një pikë konvergjence me Turqinë, siç është caktimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental.

Mediat greke kanë paralajmëruar më parë se Turqia do të bënte kërkesa në këto negociata, dhe Greqia do i shqyrtojë por duke marrë parasysh vijat e kuqe.

LEXO EDHE:  Vajza mendjen këtu!/ Nëse partneri ju thotë këto fraza, i keni ardhur në “majë të hundës”

LEXO EDHE:  Vendet e pasura duhet t’i ndajnë vaksinat me të tjerët, para se të jetë tepër vonë

Edhe pas takimit të sotëm i cili ishte joformal dhe jo i detyruar, nuk dihet kur do të mbahet raundi i dytë apo nëse do të ketë një të tillë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ “i mbyll gojën” partive/ Zbardhen “ultimatumet” për fushatën zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda nënshkruan sot rekomandimet e përbashkëta për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, në programet dhe fushatat e tyre, të refuzojnë, të përdorin apo të mbështesin një gjuhë e cila mund të arrijë të konsiderohet gjuhë urrejtje.

Subjektet zgjedhore duhet të refuzojnë, të përdorin gjuhë diskriminuese ose të propozojnë politika dhe ligje diskriminuese.
Rekomandohet që partitë politike dhe kandidatët, si dhe njerëzit që punojnë për to, të trajtojnë me përgjegjshmëri dhe në mënyrë të drejtë temat e ndjeshme në lidhje me grupet e përcaktuara nga karakteristika të përbashkëta dhe personale të mbrojtura, për të shmangur stigmatizimin e tyre.

Gjithashtu, partitë politike duhet të marrin në konsideratë zbatimin e praktikave dhe politikave për të arritur në listat e tyre zgjedhore një përfaqësim i cili pasqyron diversitetin e njerëzve në shoqëri, në të gjitha nivelet, madje edhe në rastet kur mungon një detyrim i shprehur ligjor për ta bërë një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Si të ndahesh nga telefoni

LEXO EDHE:  Vajza mendjen këtu!/ Nëse partneri ju thotë këto fraza, i keni ardhur në “majë të hundës”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkojnë bashkëpunimin e organeve mediatike për të refuzuar mbështetjen e partive politike apo kandidatëve që përdorin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE