Connect with Us

“Shpifës, arrogant dhe i babëzitur”/ Arben Malaj i nxjerr “bojën” Veliajt

Aktualitet

“Shpifës, arrogant dhe i babëzitur”/ Arben Malaj i nxjerr “bojën” Veliajt

Publikuar

-

Disa ditë më parë, Arben Malaj, i cili ka qenë për disa kohë këshilltar i kryebashkiakut aktual të Tiranës, deklaroi se qeverisja e Veliajt është arrogante.

I ftuar në studion e A2 CNN, Malaj bëri të ditur se ishte pikërisht, arroganca e Veliajt që solli përplasjen mes tyre dhe arsyen kryesore të largimit të tij.

Ndërkohë, Veliaj mbrëmjen e djeshme, ju kundërpërgjigj duke u shprehur se Malaj e sulmon pasi nuk i është dhënë leje për të ndërtuar një pallat vëllait të tij.

Por, kjo ka sjellë reagimin e ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave,  Arben Malaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se Veliaj gënjen, pas i vëllai i tij nuk ka kërkaur asnjë leje ndërtimi.

Malaj ka publikuar dokumentin që përgënjeshtron Veliajn.

“Vëllai im nuk i ka kerkuar kurre leje per pallate, i ka kerkuar fillimisht leje per shtepi druri per perdorim personal dhe ne nje kohe te dyte kur te rishikohet plani rregulles i territorit, Bashkia te mbaj parasysh kerkesen e rreth 30 emigranteve qe kane toka ne kete zone te cilet nuk kerkojne per te ndertuar asnje cm me shume se koeficenti zones.Kerkesa u incua nga debati per zhvendosjen e Lanes, ku Kryeministri qartësoi publikisht se planet rregulluese kanë fuqi orientues edhe pushteti vendor mund t`i përshtasë ato në shërbim të banorëve dhe investitorëve potencialë.”-shkruan ndër të tjera Arben Malaj.

Reagimi i plotë i Arben Malajt:

TRANSPARENCA ESHTE ALEATI ME I MIRE KUNDER SHPIFESVE, ARROGANTEVE DHE TE BABEZITURVE.

LEXO EDHE:  Shfaqet Astrit Veliaj/ Basha te beje parti te re

Ne detyrim mirenjohes te kolegeve dhe miqve te mi, kjo eshte letra zyrtare e vellait tim drejtuar Veliajt. Ai nuk i ka kerkuar kurre leje per pallate. i ka kerkuar fillimisht leje per shtepi druri per perdorim personal dhe ne nje kohe te dyte kur te rishikohet plani rregulles i territorit, Bashkia te mbaj parasysh kerkesen e rreth 30 emigranteve qe kane toka ne kete zone te cilet nuk kerkojne r te ndertuar asnje cm me shume se koeficenti zones.Kerkesa u incua nga debati per zhvendosjen e Lanes, ku Kryeministri qartësoi publikisht se planet rregulluese kanë fuqi orientues edhe pushteti vendor mund t`i përshtasë ato në shërbim të banorëve dhe investitorëve potencialë.

Prandaj kërkoj:
(i) lejimin e vendosjes së ndërtimeve provizore në pronësinë time, në përputhje me kufizimet strikte të parashikuara për këtë zonë, deri në ndryshimin e destinacionit të tokës dhe lejimit të ndërtimeve të përhershme
(ii) Ndryshimin e zërit kadastral të sipërfaqes prej 3000 m2, në pronësinë time, nga “Ullishte” në zërin kadastral “Truall”, me qëllim dhënien e mundësisë për ndërtimin e objekteve të paluajtshme, sipas koefiçientit të vendosur në zonën ku ndodhet kjo pronë. Kerkesa perfundon me : Banorët e zones besojnë shumë në integritetin Tuaj se kjo zone nuk do të lejohet të zhvillohet për interesa abusive të investitorëve aktualë apo potencialë në këtë pjesë të Tiranës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Fotot-Demaskohet Veliaj/ Gropat thyejnë makinat

LEXO EDHE:  PD publikon dokumentet/ Një tjetër ministër i Ramës përfshihet në skandal

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  PD publikon dokumentet/ Një tjetër ministër i Ramës përfshihet në skandal

LEXO EDHE:  Rrëfimi i qytetares/ Si ma shkatërroi pronën Erion Veliaj për interesat e të afërmve të Ajolës (Dokumentet)

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: