LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së bën njoftimin e rëndësishëm

17 Maj 2019, 15:18, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së bën njoftimin e

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet me 25 Maj.

Njoftimi i ambasadës së SHBA-së i drejtohet shtetasve amerikan në Tiranë, ku i bëhet thirrje për shmangjen e grumbullimeve gjatë protestave.

Njoftimi plotë:

Pikat që duhet të shmangen

Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë)

Zyra e Kryeministrit (Tirana)

Ndërtesa të tjera qeveritare (Në të gjithë vendin)

Rrugët kryesore në të gjithë vendin

Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshëm. Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura.

Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën, disa demonstrues kanë përdorur pajisje shpërthyese dhe molotov.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së ju drejtohet që të shmangni të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.

Monitoroni mediat  për përditësime.

Jini të vëmendshëm për mjedisin që iu rrethon

Mbani një profil të ulët./CNA.al

Lajmet e fundit nga