LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja e menaxherit të njohur/ Policia vë në pranga katër të dyshuarit

17 Maj 2019, 15:17, Aktualitet CNA
Plagosja e menaxherit të njohur/ Policia vë në pranga katër

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen e ndodhur vetëm pak orë më parë  ku ka mbetur i plagosur Met Elshani.

Në një njoftim për mediat, policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Dardania? rreth orës 15:00 dhe se i plagosuri është shtetasi M.E.

Met Elshani është dërguar menjëherë në QKUK për të marrë ndihmë mjekësore pas plagosjes me armë zjarri. Një tjetër i plagosur është edhe një 23-vjeçar i cili ndodhet nën kujdes mjekësor.

Mediat kosovare kanë bërë të ditur se Elshani ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se policia ka vënë në pranga 4 persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ata janë:

Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

23-vjeçari me iniciale A.K., ndodhet në spital pasi ka mbetur gjithashtu i plagosur. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3 pistoleta dhe po vijon hetimet për zbardhjen e konfliktit të armatosur.

Lajmet e fundit nga