LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD rikthehet në KQZ/ Kosovrasti debat me Denar Bibën

17 Maj 2019, 10:40, Aktualitet CNA
PD rikthehet në KQZ/ Kosovrasti debat me Denar Bibën

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti.

Pas një mungese të gjatë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike në KQZ, sot  Kosovrasti ka vendosur të marrë pjesë në mbledhje, si përfaqësues i PD.

Kosovrasti ka patur edhe një debat me kreun e KQZ, Denar Biba, ku mësohet se i ka thënë këtij të fundit “që ka të drejtë të jetë i pranishëm pasi përfaqëson PD”.

Pas rastit të djeshëm ku PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ, ky i sotmi është një tjetër sinjal se PD pritet të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Lajmet e fundit nga