LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Palët ti thërrasin mendjes”/ Apeli i fortë i presidentit Meta

17 Maj 2019, 07:44, Aktualitet CNA
“Palët ti thërrasin mendjes”/ Apeli i fortë i

Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë mëngjesin e sotëm në drejtim të palëve politike në vend, që të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar.

Në një prononcim për mediat, Meta apeloi palët politike që t?i thërrasin mendjes, ndërsa theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim.

Sipas tij, mazhoranca dhe opozita duhet të jenë të përgjegjshme dhe të vetëdijshme për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.

?Palët e dinë shumë mirë se ç?duhet të bëjnë. Janë të vetëdijshëm për pasojat që duhet të kenë?, tha Meta ndër të tjera.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e Ramës, se kreu i shtetit nuk i ka ftuar palët për një tryezë për të zgjidhur krizën politike, Meta tha se ?Të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Askush nuk duhet t’i delegojë përgjegjësitë e tyre, aq më tepër presidentit të Republikës?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga