Nga Veton Surroi/ Thaçi, tango e fundit në Paris – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Veton Surroi/ Thaçi, tango e fundit në Paris

Publikuar

-

Vazhdimi i politikës së jashtme të dështuar kosovare është antagonizimi i paralajmëruar me Gjermaninë e Francën

1.

Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimit, zakonisht primitiv, të Hashim Thaçit dhe dy a tre përkrahësve të tij që dalin në opinion publik ka dy javë për të shpjeguar se si ideja e presidentit të Serbisë për një vijë të re ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan nuk ka vdekur.

Në interpretimin e Thaçit dhe përkrahësve të tij – një ulje e mëtejme e pragut të poshtëm të ofendimit ndaj inteligjencës së qytetarëve në Shqipëri e Kosovë – ideja e presidentit të Serbisë për ndarje të Kosovës dhe këmbim territoresh e popullatash që në gjuhën substandarde shqipe të Thaçit dhe përkrahësve të tij quhet “korrigjim kufijsh” apo tash “korrigjim i padrejtësive historike” nuk ka përfunduar në Berlin, në Samitin e kryesuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron.

Përkundrazi, ajo që ka ndodhur në Berlin është pak a shumë vdekja e rolit të Gjermanisë, shtet i cili në fjalët e presidentit të Kosovës nuk ka ide, guxim, angazhim dhe aftësi për të koordinuar asnjë gjë; një vetëpërshkrim brilant i arrogancës së primitivizmit.

Dhe, në fjalët e këshilltarit të tij të parë, e njëjta gjë do të ndodhë në Paris, më 1 korrik, në takimin e radhës të kryesuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel. Sipas tij, ky do të jetë dështimi i radhës i mungesës së kapacitetit të shteteve evropiane (qoftë edhe këto dy që përbëjnë boshtin e asaj që është BE-ja e sotme) për të gjetur një zgjidhje për një problem evropian, atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Paris, sipas këtij përshkrimi, do të luhet “tangoja e fundit” e binomit Gjermani-Francë. Pra, edhe Franca do të dëshmojë, me fjalët e presidentit dhe rrethit të tij, se ka kaq guxim, ide, vizion dhe kapacitet organizativ sa Gjermania, dhe rrjedhimisht do të shënohet dështimi. Pastaj do të shkohet në Bruksel, vend i njohur për dështime të deritanishme: ky është kryeqyteti që gjatë dhjetëvjetëshit të kaluar i bën ritualisht veshët e shurdhër çdoherë kur Hashim Thaçi dhe përkrahësit e tij shpallin se janë liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

Dhe kështu, dështim pas dështimi, në këtë rrëfim një ditë do të blihen biletat për në Amerikë, ku do të zgjidhen të gjitha problemet. Natyrisht, gjatë mandatit të mbetur të zonjës Mogherini, e cila duhet të çojë në Washington frytin e punës së deritanishme hartografike.

2.

Ky nuk është thjeshtësim stilistik i shprehjes së Thaçit dhe përkrahësve të tij; argumentimi i tyre është edhe më brutal se kaq. Burimi i kësaj arrogance mund të jetë fakti se tashmë u dekonspirua projekti i presidentit të Serbisë apo se dekonspirimi po shërben për konfliktet e brendshme politike në Kosovë, madje edhe në Shqipëri. Apo, burimi mund të jetë në faktin se pa projektin e këmbimit të territoreve, roli i Thaçit bëhet i padobishëm. Sipas fjalëve të shefit të diplomacisë serbe, Daçiq, procesi i Brukselit, të cilin e legjitimoi Hashim Thaçi pa e pyetur askënd në Kosovë, e riktheu Serbinë në lojë pas debaklit të politikës së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërkaq, sipas fjalëve të presidentit serb, pas Samitit të Berlinit ka vdekur ideja e tij për kufijtë e rinj etnikë shqiptaro-serbë. Meqë procesi i Brukselit – në të cilin Hashim Thaçi nënshkroi se do të themelojë autonominë territoriale-politike serbe në Kosovë – është tashmë i paralizuar, ndërsa ideja për “korrigjim të padrejtësive historike” me rol prijës të Thaçit është quajtur e vdekur nga presidenti i Serbisë, për çka nevojitet më Thaçi?

LEXO EDHE:  Veton Surroi jep alarmin/ Shqipëria po shkon drejt humnerës

Nga ky këndvështrim bëhet më e kuptueshme (jo në sensin e miratimit, por të racionalizimit të fakteve) harbutëria e drejtuar drejt Gjermanisë dhe kancelares Merkel, e pastaj, si dëme kolaterale kushdo që të dalë përpara – Macroni, BE-ja dhe çdo zë brenda e jashtë vendit që nuk pajtohet me Thaçin dhe përkrahësit e tij.

3.

Thaçi e përkrahësit e tij janë nisur për të kompensuar të gjitha dështimet e tyre – një listë monumentale e mendjecektësisë dhjetëvjeçare në politikë të jashtme të vënë nën nivelin e debatit të shitores së kooperativës bujqësore të Malizhganit – duke vënë bast në një numër ruleti, atë që do ta shpallë eventualisht në një moment presidenti amerikan apo këshilltari i sigurisë së tij kombëtare. Ky është edhe një përcaktim dritëshkurtër ngase mbështetet në dy antagonizma që janë fatalë për Kosovën. I pari është presupozimi se Kosova duhet të antagonizohet me Gjermaninë e Francën në mënyrë që të duket më e favorshme për Amerikën. Dhe i dyti është se Amerika duhet të antagonizohet me Gjermaninë e Francën në mënyrë që Kosova ta shohë hairin.

Në fakt, politika e Kosovës duhet të jetë krejtësisht e kundërt. Duhet të përqendrohet në konsensusin, i cili do të krijohet në qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë, dhe konsensusin mes këtyre të dyjave dhe Washingtonit zyrtar. Mbrojtja e Kosovës, çlirimi i saj dhe pavarësia e vendit qenë të mundura vetëm kur ishte e unifikuar politika evropiane (në radhë të parë e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë) dhe vetëm kur kishte unitet transatlantik, pra kur Washingtoni dhe fuqitë evropiane folën me një zë dhe vepruan njësoj.

Ideja se Kosova do të përfitojë me thellimin e dallimeve transatlantike i ka dy efekte imediate. Një, e vendos edhe më Kosovën në listën jo të vogël të përfitimeve gjeopolitike ruse. Dhe dy, largon vëmendjen nga procesi që ka filluar në Berlin, vazhdon në Paris dhe do të ketë një kontinuitet të vetin të veçantë.

4.

Për të vazhduar me metaforën e vallëzimit, ajo çka ndodhi në Berlin dhe çka është e mundur të vazhdojë në Paris quhet koreografi. Pra, është përpjekje për të ushtruar hapat e një vallëzimi. Vallëzimi për të cilin do ushtruar duhet të jetë një që është më serioz, ambicioz dhe frytdhënës sesa ka qenë “vallëzimi i normalizimit”, i cili në konsekuencën e vet të fundit të mungesës së parimeve solli edhe projektin thellësisht antievropian të këmbimit të territoreve dhe popullsive.

Thaçi dhe përkrahësit e tij mund të mos e kenë kuptuar këtë; nuk do të ishte hera e parë. Por, spektri politik në Kosovë bën mirë që t’i kushtojë vëmendje. Tash është momenti kur duhet të vendosen parimet për koreografinë e re, në mënyrë që të tejkalohet improvizimi i “normalizimit”, dhe politika kosovare bën mirë po të krijojë një qëndrim konsensual sugjerimesh që do të donte t’i shihte në procesin që po ndërtohet.

Në Paris nuk do të ndodhë tangoja e fundit. Do të fillohet të mësohen hapat për një tango tjetër./koha.net

 

Aktualitet

Nuk i lë asgjë imagjinatës/ Reperja tregon rezultatet e operacionit plastik

Publikuar

-

Është e pamundur që mediat e huaja mos të shkruajnë për të pasi ajo di gjithnjë si të tërheqë vëmendjen.

Reperja Cardi B ka treguar rezultatin e operacioneve plastike, teksa shfaqet krahas bashkëshortit të saj, Offset.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi, rrjetë, që i tregonte shumë qartë format e saj bombastike, reperja ka bërë që të gjithë t’i kthejnë sytë tek ajo.

LEXO EDHE:  Veton Surroi jep alarmin/ Shqipëria po shkon drejt humnerës

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosjet e përgjimeve/ Ndëshkimi duhet të nisë nga radhët e prokurorëve

Publikuar

-

By

Sipas informacioneve më të fundit e që vijojnë te zbulohen dita ditës, dosja 184, apo ndryshe “dosja e zgjedhjeve të Dibrës”, është inicuar nga një kallzim e Edi Palokës për krime elektorale.

Kallezimi eshte bere ne shtator 2016 dhe kishte lendë krimin elektoral.

Nga pergjimi, nderkohe qe behej fushata dhe diten e votimit, dilnin biseda qe sot vleresohen si kompromentuese.

Prokuror i çeshtjes perseri edhe kete radhe eshte besim Hajdarmataj.

Por Hajdarmataj ndersa nuk bente asnje veprim hetimor, rezulton se ka mbajtur personat e perfshire, ne pergjim per 2 vjet rresht.

Pse duhen 2 vjet pergjime kur zgjedhjet kishin kaluar?

Jemi perpara veprimeve te ligjshme?

Apo kallezimi ka qen thjesht formaliteti qe duhej plotesuar nga dikush qe te vihej ne funksionim nje skeme e tere disa vjecare pergjimi te nje subjekti politik?

Prokuroria e krimeve te renda duhet te dale nga tallja qe po ben me dosjet e pergjimeve e qe tashme jane bere publike.

Prokuroria e krimeve te renda duhet te nise nje hetim historik ne lidhje me te gjitha procedurat e venies ne pergjim dhe fatin e te gjitha dosjeve penale per te cilat eshte perdorur hetimi proaktiv.

Kjo ceshtje nuk mund te mbyllet dhe as te harrohet.

Te filloje hetimi i gjithanshem edhe mbi bazen e rezultateve te dala nga komisioni hetimor i vitit 2014, i cili trajtoi çeshtjet e venies ne pergjim te shune personaliteteve te vendit.

LEXO EDHE:  Veton Surroi jep alarmin/ Shqipëria po shkon drejt humnerës

Cdo procedure e ndjekur nga prokuroria e pergjithshme pas vitit 2012, si viti ne te cilin prokuroria shenoi rekorde te erreta pergjimesh te nje liste te gjate politikanesh dhe jo vetem.

Nuk mund te besohet se historia nuk po perseritet edhe njesoj edhe sot, nese prokuroria nuk deshmon vendosmeri per zbardhjen e gjithe çka ndodhur.

Nuk mund te kete prokurori te re pa sheruar plagen e madhe te keqperdorimit te organit te akuzes, qelbi i te ciles sapo ka nisur te derdhet ne syte e te gjitheve.

Kjo histori e mbajtur ne arshivat e politikes per tu perdorur diten kur duhet ti vihej zjarri Shqiperise, duhet te zbardhet deri ne fund.

Dhe fundi fillon nga ndeshkimi i te gjithe shkelsave te ligjit brenda prokurorise.

Donika Prela nuk i mbron dot edhe ligjin edhe shkelesat e ligjit.

Donika Prela duhet te zgjedhe nga cila ane do te vendose te qendroje.

Dhe duhet ta demonstroje hapur pozicionimin e prokurorise se krimeve te renda.

Ky pozicionim nuk mund te maskohet pas shprehjeve boshe te lidhura me sekretin hetimor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Këngëtaret shqiptare zbulojnë të dashurën e Ledri Vulës/ I bëjnë dedikimin e veçantë

Publikuar

-

Ledri Vula është një ndër reperët më të dashur shqiptar. Duke qenë shumë i pëlqyer nga gjinia femërore të shumta janë ato vajza që duan të dinë nëse është single apo i dashuruar.

Edhe pse nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht duket se reperi është në një romncë dashurore me Sarah Hoxhën.

Sot ajo feston ditën e saj të lindjes dhe të parat që kanë uruar nëpërmjet Instagramit janë pikërisht shoqet më të mira të reperit. E para ka qenë Dhurata Dora më pas, Ariana Fejzullahu (bashkëshortja e Ermal Fejzullahut) dhe Kida.

LEXO EDHE:  Veton Surroi jep alarmin/ Shqipëria po shkon drejt humnerës

Të katërta vajzat ndanjë një raport mjaft të mirë me njëra tjetrën dhe shihen shpesh të kalojnë kohë bashkë sidomos në festat që organizohen me personazhet e njohur.

Nuk e dimë ende nëse do të ketë një urim special publik nga Ledri, kjo mbetet për tu parë në orët në vazhdim.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Close