Connect with Us

“Mos më prek në tela se ta marr fytyrën”/ Këngëtari “paralajmëron” Tunën

Aktualitet

“Mos më prek në tela se ta marr fytyrën”/ Këngëtari “paralajmëron” Tunën

Publikuar

-

Marrëdhënia mes Robert Berishës dhe Tunës vazhdon të jetë në krizë pasi dyshja nuk kanë asnjë lloj komunikimi me njëri-tjetrin.

Deklaratat e tyre në media kanë bërë shumë bujë pasi e pranuan publikisht se mes tyre nuk do të ekzistojë asnjë lloj marrëdhënie.

I ftuar në emisionin “Gjesi” Roberti është pyetur se nëse është penduar për deklaratat që ka thënë, por përgjigjia e tij ka qenë e prerë.

LEXO EDHE:  Bisha Tuna/ Këngëtarja i lë pa fjalë të gjithë me foton nga palestra

῝Ndoshta nuk duhet të isha marr me atë temë por atë që e them, nuk e tërheq. Mos më ngacmo për disa gjëra që s’kam qejf të më ngacmojnë se unë flas pastaj. Mos më prek në tela se në të gjitha televizionet e Shqipërisë dhe Kosovës ku flitet shqip dal e fytyrën ta marrë”, ka thënë ndër të tjera Roberti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me armë para selisë së PS/ Prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

Publikuar

-

Nga

U kap me armë para selisë së PS/ Prokuroria jep pretencën për Vladimir Gjutën

5 vite burg kërkoi prokuroria e Tiranës për Vladimir Gjutën. Ky i fundit u kap pranë selisë së PS-së duke lëvizur me armë zjarri.

Prokuroria e Tiranës kërkoi këtë masë dënimi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendim, u caktua në 27 janar.

40-vjeçari u ndalua më 10 shkurt 2020 pranë selisë së Partisë Socialiste pasi punonjësit e Gardës së Republikës vërejtën lëvizje të dyshimta. Në momentin e ndalimit, Gjutës iu gjet një armë zjarri si dhe një shumë e konsiderueshme parash prej 120 mijë euro.

Për shumën e parave, ai deklaroi gjatë marrjes në pyet se ishin kursime familjare dhe të ardhura të siguruara nga veprimtaria e biznesit.

LEXO EDHE:  ​A ju kujtohet kur Tuna nuk ishte si sot

LEXO EDHE:  Tuna dhe Dafina janë pajtuar/ Askush nuk mund të ulet me to 

40-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar si i përfshirë në vendosjen e një sasie tritoli tek farmacia e Bashkim Tahirit, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më herët, për dhunimin e babait, Gjykata e Tiranës ka dhënë për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri, ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitjeje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merret vendimi/ Ky është fakulteti i parë që do zhvillojë provimet online

Publikuar

-

Nga

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka vendosur zyrtarisht të mbajë provimet e sezonit online, pavarësisht se studentët kanë kërkuar të kundërtën. Pas një takimi disa ditë më parë me drejtuesen e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, studentët deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore. “Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni” u shprehën studentët. Pavarësisht shqetësimit të studentëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që provimet të bëhen online.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka vendosur zyrtarisht të mbajë provimet e sezonit online, pavarësisht se studentët kanë kërkuar të kundërtën.

Pas një takimi disa ditë më parë me drejtuesen e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, studentët deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni” u shprehën studentët.

Pavarësisht shqetësimit të studentëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që provimet të bëhen online./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studimi/ Mutacionet e bëjnë të pamundur arritjen e imunitetit të tufës përmes vaksinimeve

Publikuar

-

Nga

Një studim mbi planin e shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe, sugjeron se variante të reja të Covid-19, mund të jenë një pengesë serioze për arritjen e imunitetin të tufës.

Studimi i shpërndarjes aktuale të vaksinave kundër koronavirusit, arrin në përfundimin se shumica e njerëzve duhet të marrin vaksinat “më efektive” të Pfizer ose Moderna, në vend të vaksinës së Oksfordit. Gjithashtu studimi sugjeron se kjo gjë do të jetë e nevojshme për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme indirekte për ata që nuk janë imunë, i njohur ndryshe si imuniteti i tufës.

Të dyja vaksinat e aprovuara për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, si ajo e Pfizer ashtu edhe e Modernës, janë dëshmuar si të efektshme në masën mbi 90 për qind. Ndërkohë, vaksina e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Astra Zenecca, është treguar të jetë deri në 80 për qind e efektive.

Studim,i bazuar në modelimin e kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA), nuk është shqyrtuar ende nga kolegët. Modelimi fillestar parashikoi që vaksinën e Pfizer duhet t`a marrë të paktën 69 për qind e popullsisë, ose 93 për qind e popullsisë në rastin e vaksinës së Oksfordit, për të ulur më pak se 1 vlerën numrit R (norma e infektimit), dhe për të ndaluar përhapjen e virusit.

Gjithsesi, kur studiuesit morën parasysh variantin shumë të transmetueshëm të koronavirusit që është vërejtur në fillim në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas është përhapur në shumë vende të tjera, ata zbuluan se vaksinimi i të gjithë popullsisë me vaksinën e Oksfordit do të ulte vlerën e R në vetëm 1.3.

Kur numri R – numri mesatari njerëzve që një person i infektuar do t’u kalojë virusin – është mbi 1, ka një valë të madhe rastesh të reja. Shkencëtarët që kanë kryer studimin e ri, mendojnë se vaksina Pfizer do të kërkonte vaksinimin e 82 për qind të popullsisë britanike për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri.

Bashkë-autori i studimit,profesor Alisteir Grant tha:“Disa njerëz do t`a refuzojnë vaksinën, ndaj arritja e një norme vaksinimi prej 82 për qind me vaksinën Pfizer do të jetë e pamundur. Ndërkohë vaksina e Oksfordit, e zvogëlon incidencën e sëmundjes në formën më serioze në një masë më të madhe, sesa e zvogëlon sëmundjen simptomatike, e cila është ende e zakonshme edhe tek ata që kanë marrë vaksinën. Efikasiteti i saj kundër incidencës së infeksioneve asimptomatike është më i ulët, duke zvogëluar efikasitetin e saj kundër infeksionin nga 70.4 në 52.5 për qind. Kjo do të thotë që mbrojtja e përgjithshme që ajo ofron ndaj infeksionit është vetëm e pjesshme, rreth 50 për qind”.

LEXO EDHE:  “Kanë përvojë sa mosha e Feros”/ Robert Berisha këshillon reperin: Mos u shtyj me të vjetrit

LEXO EDHE:  U "kap mat" me Robert Berishën në pushime/ Modelja e famshme zbulon a është në një lidhje dashurie

Për këtë arsye, Grant thotë se vaksina e Oksfordit “nuk mund të na çojë dot tek imuniteti i tufës, edhe nëse vaksinohet e gjithë popullata”.Ai shtoi:“Vaksina e Oksfordit, do të jetë pa dyshim një ndërhyrje e rëndësishme në këtë luftë. Por nëse ndryshimet në regjimin e dozës mund të rrisin efikasitetin e saj,nuk ka gjasa që ajo të kontrollojë plotësisht virusin, ose të çojë popullatën britanike në arritjen e imunitetin e tufës”.

Profesor Azra Gani, drejtuese e epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror në Londër, tha se me këto gjetje nuk do të thotë se Britania e Madhe do të jetojë për një kohë të pacaktuar me nivelin aktual të kufizimeve të ashpra ndaj Covid-19.

“Nëse vaksinohen një pjesë e madhe e atyre që janë në rrezik nga ndërlikimet e rënda nga sëmundja, atëherë numri i shtrimeve në spital dhe vdekjeve do të bjerë në mënyrë dramatike. Dhe mënyra se si reagojmë ndaj virusit që po qarkullon, duhet të bëhet e ngjashme me mënyrën se si reagojmë ndaj viruseve të tjerë që qarkullojnë, siç është gripi ”- thotë ajo.

“Për më tepër, edhe pse vaksinat nuk janë rekomanduar ende për fëmijët, po kryhen studime mbi ta. Dhe për këtë arsye ka të ngjarë që fëmijët të mund të vaksinohen në rast se kjo gjë do të konsiderohet e nevojshme”-theksoi ekspertja. Asnjë vaksinë e koronavirusit nuk është miratuar ende për përdorim tek fëmijët, një grupim që përbën 19 për qind të popullsisë në Britaninë e Madhe. / ScienceFocus – Bota.al

LEXO TE PLOTE