Connect with Us

Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë

Aktualitet

Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë

Publikuar

-

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat

Të dhënat e 4 viteve tregojnë se 1 në 7 shqiptarë kanë vlera të larta të hipertensionit. Më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

Tiranë, 17 Maj – “Një në 7 qytetarë janë identifikuar me probleme të tensionit arterial, një prej shkaktarëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare”. Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor: “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç.

“Falë programit të kontrollin mjekësor bazë falas, është rritur aksesi i qytetarëve te mjeku i familjes, duke dyfishuar kontaktin me të”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u shpreh se, ky program i nisur 4 vite më parë, ishte implementimi i vizionit të Qeverisë për të përmirësuar kujdesin parësor me insturmenta real, që ndikojnë në ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

“Sot pas 4 vitesh, të dhënat tregojnë se 1 në 7 persona ka vlera mbi normat të hipertensionit; 1 në 4 qytetarë rezultojnë me kolesterol të lartë, pra kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës;   1 në 6 raste ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë, që orjenton për sëmundje të diabetit;  1 në 30 qytetare ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit”, u shpreh Ministrja.

Duke u ndalur tek një prej të dhënave të Kontrollit Mjekësor Bazë, Manastirliu tha: “Kontrolli mjekësor bazë ka zbuluar më shumë se 73 mijë qytetarë në fazën prediabetike. Kapja e hershme e diabetit do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet sitlit të jetës, dietës të shëndetëshme dhe pa patur nevojë për t’u trajtuar me medikamente”.

LEXO EDHE:  “Shpëtoni jetën tuaj”/ Manastirliu publikon videon: Vendosni maskën siç duhet!

Sa i përket akuzave që janë hedhur mbi këtë program, ministrja Manastirliu u shpreh se sot, pas 4 vitesh, përgjigjen më të mirë ndaj këyre akuzave e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor.

“Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program kaq të vlefshëm. Ne nuk bëjmë politikë me sëmundjen dhe shëndetin, ne bëjmë politika për shëndetin. Pas 4 vitesh të realizimit të këtij programi, kontrollet që kanë realizuar qytetarët janë përgjigja më e mirë për akuza të pabaza. Shpenzimet për shëndetin nuk janë kosto, janë investime”, tha Manastirliu.

Përveçse qytetarët e kanë përrfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhee në uljen e kostove të trajtimit për institucionet e Shëndetësinë.

Shefi i shërbimit të sëmundjeve interne në QSUT, prof. Mihal Tase u shpreh gjatë fjalës së tij në forum se ky program ka sjellë zbulueshmëri të lartë të rasteve me Hipertension Arterial, gjë e cila nëse mbahet nën kontroll, sjell uljen e sëmundshmërisë kronike.

Ndërsa drejtori i OBSH-së për Shqipërinë, z. Raul Gorzales Montero vlerësoi programin e konsoliduar të Kontrollit Mjekësor Bazë, i cili ka rritur funksionin e kujdesit shëndetësor parësor dhe vetë rolin e mjekut të familjes.

Prej 4 vitesh 385 kabinetet që ofrojnë cilësi të lartë shërbimi kanë forcuar rolin e mjekut dhe infermierit tek qytetari dhe kanë rritur profesionalizmin brenda sturkturave të kudjesit parësor.

Rezultatet që kanë prodhuar të dhënat nga kontrolli mjekësor bazë tregojnë se kemi një riskë të lartë për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, etj. Gjatë këtyre viteve Kontrollin Mjekësor Bazë e kanë kryer mbi 1 milion qytetarë nga veriu në jug të vendit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet i vrarë një person

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në aksin Morinë-Milot/ Humb jetën një person

Një person është gjetur i vrarë pak minuta më parë në Durrës.

Mësohet se viktima është indetifikuar si shtetasi Idajet Dulla.



Raportohet se ai është vrarë me thikë pranë shinave të trenit, në zonën e Plepave.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i vrasjes, ndërsa policia po heton për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e  autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Publikuar

-

Nga

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga babait në Krujë

Tre persona janë vënë sot në prangat e policisë për vepra penale të ndryshme.

Në Krujë është arrestuar një 54 vjeçar pasi ka rrahur bashkëshorten dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, një tjetër u prangos për vjedhje të energjisë elektrike dhe një tjetër person se ka aksidentuar një këmbësor.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët nuk duan kaos”/ Manastirliu: Në 30 qershor votohet për të mirën e vendit

LEXO EDHE:  Covid-19/ Gati testimi serologjik për stafet mjekësore në laboratorin e QSUT

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Falsifikonin zhdoganimin e mjeteve/ Merren të pandehur 20 doganierë e zyrtarë, shmangën 100 mln lek taksa

Publikuar

-

Nga

Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”. Hetimi i nisur nga prokuroria e Durrësit, është iniciuar pas 33 kallëzime radhazi të kryera nga Drejtoria e Doganave, ku zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit.

Sipas gazetarit te Shqiptarja.com, Elton Qyno, çështja është hetuar nga prokurori i Durrësit Afrim Shehu,i cili pas dy viteve hetim, ka vendosur të mbyllës dosjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë me 20 të pandehur. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se disa persona si, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar si “kapsa” në emër të agjencisë doganore “Laura One”, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, duke siguruar dokumentacion origjine me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat j’a bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore,e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor. Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, këta persona prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë.

Këtë praktikë, j’a bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve. Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës. Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR, Tiranë.

Në të gjitha rastet objekt hetimi që ka pasur prokuroria, personat si Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One”, të cilët kanë krijuar dokumentacion fiktiv në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve. Me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore, sipas vlerës së përshkruar në pjesën përshkruese për secilin rast, në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Si përfaqësues te zyra doganare Durrës, e cila ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhe verifikimit të dokumentacionit, veprimet janë kryer nga Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si doganier.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët nuk duan kaos”/ Manastirliu: Në 30 qershor votohet për të mirën e vendit

LEXO EDHE:  Covid-19/ Gati testimi serologjik për stafet mjekësore në laboratorin e QSUT

Me këto veprime duke pranuar të legalizojnë dhe çlirojnë mallin e deklaruar në doganë, pa verifikuar dokumentacionin e paraqitur dhe aktin e përfaqësimit nga subjektet deklarues, për të pandehurit Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, vlerësohet se është vepruar në bashkëpunim për arritjen e qëllimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe të një rezultati kriminal të dëshiruar prej tyre, shmangien e detyrimeve doganore. Po të mos kishte funksionuar qoftë edhe njëra prej hallkave të këtij zinxhiri, kontrabanda, objekt i hetimi nuk do të ishte realizuar. Për këo fakte, janë akuzuar dhe marrë të pandehur, dhe dërguar për gjykim, Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Lista e personave të parë të pandehur:

1. Qani Kacmoli          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

2. Erdi Çena               “Kontrabanda me mallra të tjerë”

3. Xhuljano Sorra       “Kontrabanda me mallra të tjerë”

4. Glodian Sulaj         “Kontrabanda me mallra të tjerë”

5. Xhevdet Mali          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

6. Keni Braçe              “Kontrabanda me mallra të tjerë”

7. Xhani Rama            “Kontrabanda me mallra të tjerë”



8. Edmond Jupe          “Kontrabanda me mallra të tjerë”

9. Altin Maleqka           “Kontrabanda me mallra të tjerë”

10. Indrit Tafalla              “Shpërdorimi i detyrës”

11. Elison Shehaj            “Shpërdorimi i detyrës”

12. Agjencia Doganore “Laura One”     “Kontrabanda me mallra të tjerë”

13. Neritan Bablusha          “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

14. Endrit Pllumbi               ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

15. Andi Lara                       “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

16. Ilirjan Çelçima               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

17. Arben Qëndro               “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

18. Sokol Mehmeti              “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

19. Merita Zonja                  “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

20. Mereme Dervishi           “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”

LEXO TE PLOTE